TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolonët izraelitë sulmojnë xhaminë Aksa për të shënuar pushtimin e Jerusalemit Lindor

by teve1
8 muaj ago
9
A A
Kolonët izraelitë sulmojnë xhaminë Aksa për të shënuar pushtimin e Jerusalemit Lindor

Foto: AP

Të hënën, mbi 900 kolonë izraelitë, përfshirë disa deputetë të Knessetit, hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, për të shënuar përvjetorin e marrjes së qytetit nga Izraeli, raportuan mediat palestineze.

Sipas raportimit të agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, kolonët zhvilluan rituale fetare në oborret e xhamisë dhe disa prej tyre tentuan të fusnin rrotulla të Torës përmes Portës Al-Mugharbah, e cila gjendet në anën perëndimore të kompleksit, ka shkruar Anadoly.

Në pjesën lindore të oborrit, u panë flamuj izraelitë të valëvitur, ndërsa grupe kolonësh kryen kërcime dhe veprime të konsideruara provokuese. Ndërkohë, forcat izraelite ngritën barriera metalike në zonën e Portës së Damaskut dhe në Qytetin e Vjetër, duke kufizuar hyrjen për palestinezët, raportoi më tej Wafa.

Kolonët kanë kërkuar një rritje të pranisë së tyre në zonë dhe kanë paralajmëruar një “marshim me flamuj” nëpër lagje palestineze gjatë së njëjtës ditë, duke rritur tensionet në qytet.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët hebrenj të vizitojnë kompleksin pothuajse çdo ditë, përveç të premteve dhe të shtunave.

Xhamia Al-Aksa, e konsideruar një nga tre vendet më të shenjta për myslimanët, ndodhet në një zonë që hebrenjtë e njohin si “Mali i Tempullit”, ku sipas besimit hebraik dikur ndodheshin dy tempujt antikë.

Izraeli mori kontrollin e Jerusalemit Lindor gjatë luftës së vitit 1967 dhe e aneksoi zyrtarisht në vitin 1980 – një veprim që nuk është njohur nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën