TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Koloneli amerikan Todd Jacobus shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

nga teve1
16 Qershor, 2025
1
A A
Koloneli amerikan Todd Jacobus shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Me rastin e 26 vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit, është organizuar një mbledhje solemne, ku kolonelit amerikan Todd Jacobus i është ndarë çmimi “Qytetar nderi’.

Ky nderim kolonelit amerikan iu bë në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë.

Kryetari i Deçanit Bashkrim Ramosaj tha se kontributi i Jacobus dhe Shteteve të Bashkuara është ende i nevojshëm për popullin e Kosovës.

“Sot jemi në një situatë ku na kthehet kujtesa pas, në një qyteti cili nuk ka ekzistuar, në një shtet që ka pasur shumë dhimbje, mirëpo që është meritë e këtij populli, këtyre njerëzve që kanë rilindë jetën në këtë qytet dhe po ecim në hapa të sigurta, sado që janë të ngadalshëm.. Arsyeja pse koloneli Todd shpallet qytetar nderi në Deçan është për shkak se na kanë lidhur një mirësi e cila fillon me plagosjen e një çuni të ri në qytetin e Deçanit, i cili nuk e ka pasur moshën për luftë dhe që ka mbajtur një raport në lidhje me kolonel Todd, i cili është plagosur në momentet ku mbi këtë popull po bëhej gjenocid. Shpresoj që mirësia jonë të vazhdoj dhe kontributi i juaj është i nevojshëm prapë për neve”, tha Ramosaj.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Amerika ka ndihmuar popullin shqiptarë për ta fituar luftën, popullin që të kthehet në vendlindjen e tyre, në shpalljen e pavarësisë e në bërjen e ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj shtoi se nuk është qëllim i Kosovës që të jetojë gjithmonë në një gjendje lufte me Serbinë, por që të jetë një marrëveshje e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbi një vit luftë ne kishim përballje me Serbinë e nuk ishte një luftë e lehtë, Amerika na ndihmoi me fitua luftën me fitua popullin tonë dhe me u kthye me jetu këtu, na ndihmoi më vonë në shpalljen e pavarësisë, në bërjen e ushtrisë sonë që sot e kemi dhe ecim përpara… Ne nuk dëshirojmë me jetuar në armiqësi të përjetshme me Serbinë nuk është qëllim i ynë që gjithë kohën të jemi në një gjendje lufte me Serbinë, nuk kemi nevojë, ne dëshirojmë një marrëveshje me Serbinë të paqes, e kemi fqinj historia ka qenë tragjike e përgjakshme”, shtoi Haradinaj.

E koloneli amerikan, Todd Jacobus u shpreh se për të ishte një privilegj që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e NATO-s.

Jacobus tha se ushtarët e FSK-së kanë luajtur një rol të madh në formësimin e Kosovës.

“Jam thellësisht modest dhe i nderuar të jem këtu. Është privilegj të shërbeja këtu në Kosovë si pjesë e NATO-s, Ushtrisë së SHBA-së dhe Gardës Nacionale para 10 vjetësh. Ishte e mrekullueshme të zbuloja historitë e ushtarëve me të cilët shërbeva në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët luajtën një rol të madh në formësimin e asaj që ne e njohim sot si Kosovë. Çfarë mësova është se askush nuk ia dha Kosovës lirinë, për atë liri luftuan, u gjakosën dhe vdiqën për të krijuar kushtet e sotme”, u shpreh ai.

Jacobus u nderua edhe me një dekoratë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dekoratë për besim në Zot, atdhe dhe në shtet dhe me një dekoratë tjetër nga shoqatat e dalura nga lufta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Begaj: Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

A mund ta zgjidhë Trump çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?

Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

A ka rritje të  çmimit të derivateve në Kosovë pas luftës Izrael – Iran?

A ka rritje të çmimit të derivateve në Kosovë pas luftës Izrael – Iran?

Begaj: Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Begaj: Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Irani publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit ushtarak izraelit F-35

Irani publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit ushtarak izraelit F-35

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

A mund ta zgjidhë Trump çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?

Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

A ka rritje të  çmimit të derivateve në Kosovë pas luftës Izrael – Iran?

A ka rritje të çmimit të derivateve në Kosovë pas luftës Izrael – Iran?

E vërteta në konfliktin izraelito-iranian-objektivi dhe roli i Amerikës në këtë konflikt

E vërteta në konfliktin izraelito-iranian-objektivi dhe roli i Amerikës në këtë konflikt

Nis gjyqi për masakrën e Mejës, prokurori tregon se si ishte planfikuar

Nis gjyqi për masakrën e Mejës, prokurori tregon se si ishte planfikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X