TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kolonat në Prishtinë, komuna me plan për orientimin e qarkullimit të automjeteve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 450 mijë vetura në Kosovë, ambientalistët kërkojnë që të përdoren më pak makinat

Hyrja e mijëra veturave brenda ditës dhe bllokimi i disa rrugëve të Prishtinës që tani po përdoren si “shesh”, konsiderohet të jenë shkaqet kryesore për krijimin e kolonave të gjata.

Derisa qytetarët kanë ankesa lidhur me kolonat, në Komunën e Prishtinës kanë dhënë detaje si mendojnë t’i largojnë ato.

Nga tri testimet që ka bërë komuna gjatë vikendeve në komunikacion, është vërejtur se 130 mijë vetura hyjnë në kryeqytetin e Kosovës, vetëm brenda një dite. Ky numër llogaritet të jetë ende më i madh gjatë pesë ditëve të punës.

Lidhur me kolonat, eksperti i komunikacionit, Muhamet Krasniqi ka thënë se do të duhej të kishte një plan të detajuar se nga ta orientojë rrjedhjen e qarkullimit rrugor në mënyrë që të bëhet zgjidhje edhe automjeteve në qytet.

“Unë mendoj që komuna paraprakisht ka bërë një vlerësim se çfarë impakti do të ketë mbyllja e kësaj rruge, në anën tjetër është mirë që është krijuar sheshi për shkak që t’iu mundësohet një shëtitje, një frekuentim më i madh i njerëzve të ecin dhe hapësira të tjera për fëmijë, mirëpo krahas kësaj, do të duhet që të kishte një plan të detajuar se kah fa orientojë rrjedhën e qarkullit rrugor në mënyrë që të bëhet zgjidhje edhe automjeteve, të cilat janë në qytet”, tha Krasniqi.

Zgjidhja më e mirë, sipas Krasniqit, është se duhet bërë matje në teren për të parë fluksin e automjeteve, se në cilët kohë dhe ditë janë kryesisht këto kolona dhe të ofrohet një zgjidhje se si mund të orientohet trafiku.

Drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi tha se shkarkimi kryesor i kolonave do të ndodhë kur unaza e qytetit të përmbyllet, unaza e brendshme e qytetit dhe nënkalimet e premtuara.

“Realisht ne jemi duke intervenuar në shumë pika që kolonat t’i ulim si të tilla, për shembull, kemi intervenuar në rreth-rrotullimin në Lakrishtë, jemi duke punuar në unazën e kryeqytetit, rruga A po ashtu është një investim që shkarkon kolonat, jemi duku punuar në rrugën “Ekibe Kelmendi“, që po ashtu nuk e ngarkon rrugën kryesore, por kujtoj që shkarkimi kryesor në kolona do të ndodhë kur ta kemi unazën e qytetit të përmbylltë e brendshme të përmbylltë t’i kemi këto nënkalimet të cilat i kemi premtuar. Unë besoj që atëherë kolonat nuk do t’i kemi, duke shtuar edhe pjesën e Trafikut Urban me linja të veçanta brenda hapësirave dhe rregullimin e parkingjeve nëntokësore, të cilat i kemi premtim elektoral“, tha Xhaferi.

Xhaferi shtoi se janë duke punuar në unazën qendër mbi hekurudhë, dhe kur të përmbyllet kjo, sipas tij, 30 përqind e komunikacionit, do të shkarkohet sepse këto rrugë do të jenë njëkahëshe.

Për këtë problem ka folur edhe qytetari Halim Aliu, i cili ka thënë se kryetarë më të lodhët kurrë nuk ka pasur në Komunën e Prishtinës.

Kurse, Havzi Ajeti tha për KP se kolonat janë të papërballueshme sepse njeriu më shumë humb kohë me veturë se sa në këmbë.

“Mendimi im për kolonat se është i papërballueshëm, sepse njeriu më shumë humbë kohë në veturë se në këmbë, kështu që mundohemi me i përfunduar krejt punët brenda ditës në këmbë, veç kur ka shi dhe është diçka urgjente me veturë”, tha Ajeti.

Për momentin unaza e jashtme e qytetit i kushton Prishtinës 350 milionë euro.

Tags: kolonatMuhamet Krasniqiprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Austria i refuzon vizën kreut të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit për konferencën e IAEA-s

Austria i refuzon vizën kreut të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit për konferencën e IAEA-s

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Irani thotë se takimi me vendet e Gjirit është anuluar me kërkesë të Arabisë Saudite

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën