TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, e rrezikshme për Kosovën

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, e rrezikshme për Kosovën

Organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, një trupë ndërkombëtare e krijuar nga Donald Trump.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim mes aktivistëve dhe qytetarëve, duke e konsideruar si një legjitimim të kolonializmit të mëtejshëm ndaj popullit palestinez.

Në një postim në Facebook, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka theksuar se ky hap i Osmanit është një manovër populiste dhe një tregti e rrezikshme e sigurisë kombëtare të Kosovës në këmim të aleancave ndërkombëtare.

Ata e konsiderojnë këtë si një akt të bashkëfajësisë në kolonizimin e një populli tjetër, duke i kërkuar Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojë këtë marrëveshje.

Në këtë kuadër, aktivistët kanë realizuar një aksion para Presidencës së Kosovës, duke kërkuar që vendimi për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të rishikohet dhe të anulohet, duke theksuar se Kosova nuk mund të jetë pjesë e një ndërmarrjeje që shpërfill vuajtjet dhe lirinë e popujve të tjerë.

Aksioni dhe ky qëndrim i organizatës shprehin solidaritetin e plotë me popullin palestinez dhe përpjekjet e tij për çlirim.

“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” i bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës të refuzojnë çdo formë të bashkëpunimit me projekte që legjitimojnë dhunën, kolonializmin dhe shtypjen e popujve të tjerë./teve1.info/

Tags: "Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist"AksionBordi i Paqesdonald trumpPRESIDENCATeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Zgjedhjet në Hungari, vendimtare për marrëdhëniet me BE-në

Zgjedhjet në Hungari, vendimtare për marrëdhëniet me BE-në

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën