TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Kodra e Trimave” po bëhet me kënd të lojërave

“Kodrës së Trimave” brenda muajit pritet t’i ndërtohet një kënd i lojërave. E qytetarët e mirëpresin këtë investim nga Komuna sepse sipas tyre është i domosdoshëm një kënd i tillë.

nga Florijeta Dernjani
6 muaj më parë
7 0
A A

Është vetëm njëri nga shumë banorët e Kodrës së Trimave që i është gëzuar ndërtimit të këndit të lodrave në këtë zonë.

Ramadan Ahmeti, thotë se nuk mbanë mend që ka pasur parqe të tilla në të kaluarën këtu.

“Nuk ka pasur parqe të tilla, edhe jemi të kënaqur por kjo lagje gjithmonë është mbetur e mbra pambetur. Parku është i mirëseardhur për fëmijët sidomos me dal me pushu mos me qëndrua në pluhur e në mbeturina por me dal me pushu e me marr pak ajër e me u argëtua me shokë të vetë. Jo vetëm ky park por është deshtë shumë parqe me qenë për fëmijë. Se për fëmijë po jetojmë”, tha Ahmeti.

Përveç fëmijëve këtë hapësirë do ta shfrytëzojnë edhe pensionistët.

“Prej të ‘99 e këndej park për fëmijë nuk ka pasur, as për lodra nuk ka pasur, por qe tash e kanë parë të arsyeshme me nderua e mirë është ajo. Ajo është një plus se po tregojnë që janë tu punuar diçka për të mirën e popullit. Është mirë se grumbullohen të moshuarit shkojnë aty e kalojnë kohën aty”, tha pensionisti Nuhi Namani.

Si ide e mirë po i duket edhe Nazmi Nezirit, veçse ai ka një propozim.

“Është plan i mirë, ide e mirë por propozimi im ishte që  nëse  mundet Komuna në marrëveshje me rregulloret me lënë aty një person për mirëmbajtje për mbylljen e hapjen e jo me lënë 24 orë hapë se para 10 dite ke rasti që e kanë dëmtuar”, tha ai.

Kurse opozita në kryeqytet thonë se qysh kaherë kanë kërkuar ndërtimin e një këndi të tillë të lojërave dhe jo vetëm.

“Para dy viteve unë kam propozuar aty një park por edhe një parking nëntokësorë, për shkak se lagjja jonë ka mungesë të parkingjeve dhe të parqeve, e unë kam thanë që mundet me u shfrytëzua një parking nëntokësor dhe një park. Por, Komuna e Prishtinës këtë nuk e ka marrë parasysh,është duke e bërë një jo park por mund të themi një kënd të lojërave sa për sy e faqe një farë mënyre tash në fund të mandatit për shkak se si thotë populli një gozhdë nuk e ka vendos në lagjen Kodra e Trimave dhe me këtë po duan të mbulojnë diçka por nuk mendoj që është e mjaftueshme. Normal që na e presim çdo investim të mirë por nuk mendojmë që është e mjaftueshme”, tha Besart Krasniqi, asamblist nga LVV-ja.

Si të nevojshëm ndërtimin e një këndi të tillë e kanë parë edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Është duke u bërë ndërtimi i një hapësirë për rekreacion dhe sport. Ajo hapësirë do të përfshihet për të gjitha moshat, të gjitha kategoritë të kenë qasje të kenë edhe çfarë të bëjnë aty. Do të ketë kënd të lodrave pra që i përfshin fëmijët të moshave të hershme deri në 12 vjet. Po ashtu ka edhe fusha sportive. Është vend ku Kodrës së Trimave i ka munguar, andaj e kemi parë të arsyeshme që të bëjmë këtë investim aty”, tha drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Tutje Mushica tregoi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit.

“Duke parë zhvillimet se si po shkojnë, domethënë me tempon me ritmin e punës që po behët brenda muajit edhe do të përfundojë. Kjo është në plan por shpresoj të mos dal diçka rrugës sikur edhe që ka ndodhur meqë veç jemi tek ky lokacion”, tha ai.

Javën e kaluar një pjesë e këtij parku u përfshi nga zjarri me ç’rast u dëmtua një pjesë e investimit por jo i gjithi.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X