TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Koci: Kurti dëshiron qeveri vetëm me pakicat joserbe ose opozitë

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka dëshiruar formimin e qeverisë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

Sipas Kocit, dëshira e Kurtit ka qenë dhe vazhdon të jetë formimi i qeverisë me pakicat joserbe, ose në të kundërtën të shkojë në opozitë.

“Unë mendoj që Kurti as që e ka dëshiruar formimin e qeverisë nga përfundimi i zgjedhjeve para 7-8 muajve. Në fakt, ai e ka dëshiruar formimin e qeverisë, por e ka dëshiruar i vetëm, pra ai vetëm bashkë me pakicat joserbe, ose në të kundërtën të shkojë në opozitë. Unë mendoj se ky ka qenë qëndrimi i Kurtit, ky është edhe tani qëndrimi i tij, dhe mendoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme ky do të jetë qëndrimi i Kurtit, pavarësisht a e thotë ai apo jo. Do të thotë, Kurti dëshiron të qeverisë i vetëm me pakicat joserbe ose të shkojë në opozitë. Mendoj që është një qëndrim legjitim, është e drejtë e tij”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se edhe opozita aktualisht nuk ka shumicën apo vullnetin për të formuar qeverinë e re.

“As opozita në këtë moment nuk e ka shumicën dhe nuk e ka as vullnetin për ta bërë qeverinë, sepse shtrohet pyetja: Çfarë i duhet opozitës një qeveri e cila do të funksionojë vetëm 3-4 muaj?”, ka theksuar Koci.

Ndërkohë, për zgjidhjen e krizës politike, Koci ka deklaruar se nuk sheh alternativë tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve, por jo në periudhën e afërt.

“Normalisht që nuk shoh zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve, por jo siç po pohojnë shumica, zgjedhjet tani para apo pas vitit të ri, sepse mendoj që do të jetë gabim nëse zgjedhjet mbahen tani, pasi gjasat janë shumë të mëdha që nëse zgjedhjet mbahen këtë kohë, raporti i forcave të mbetet i njëjtë dhe ne prapë të kemi bllokadë të sërishme”, ka përfunduar Koci.

Ndryshe, më 11 tetor presidentja Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, nënshkroi Dekretin, me të cilin mandatoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 48 mandate ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, apo deri më 26 tetor më së largu, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Megjithatë, nga ajo që shihet në publik dhe deklaratat e subjekteve politike, një koalicion qeveritar duket pothuajse i pamundur, për shkak se Vetëvendosje ka vetëm 48 deputetë dhe bashkë me pakicat joserbe nuk arrin numrin prej 61 votash të nevojshme, ndërkohë që një bashkëpunim me partitë tjera nuk duket në horizont./teve1.info/

Tags: albin kurtiMelazim KociQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të intervistohen kandidatët për deputetë për manipulimin e votave? Flet kryeprokurori Kryeziu

A do të intervistohen kandidatët për deputetë për manipulimin e votave? Flet kryeprokurori Kryeziu

Kryeziu: Bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara, vjedhja u bë me dakordim të të gjithë komisionerëve

Kryeziu: Bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara, vjedhja u bë me dakordim të të gjithë komisionerëve

Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit, jo ai i QKN-ve

Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit, jo ai i QKN-ve

Kryeprokurori i Prizrenit: 109 të arrestuar për manipulim të votave, katër partitë më të mëdha të përfshira

Anulohen mbi 1 mijë fluturime në SHBA për shkak të stuhisë së dëborës

Dërgohen në mbajtje të dyshuarit për manipulim të votave në Prizren

Dërgohen në mbajtje të dyshuarit për manipulim të votave në Prizren

Djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani ndalohet për keqpërdorim të votave – Avokati jep detaje

Djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani ndalohet për keqpërdorim të votave – Avokati jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën