TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Forumi Intelektual Europa 2030

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Forumi Intelektual Europa 2030

“Forumi Intelektual Europa 2030”, sot (e enjte) ka nënshkruar marrëveshjen me të cilën i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NS).

Ky koalicion është ndryshe dhe i pazakonshëm tha në konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai theksoi se ky forum përfaqësohet nga shumë ekspertë, profesorë e të tjerë që sipas tij kanë vërtetë jetë të ndritshme, jo vetëm në profesionin e tyre por edhe në angazhimet për vend e liri.

“Është një ngjarje ndryshe nga të gjitha të tjerat në jetën tonë politike. Pra, është një koalicion i ri ndryshe, i pa zakonshëm…Koalicionit Aleanca dhe Nisma i bashkohet ‘Forumi Intelektual Europa 2030’.Ky forum i intelektualëve i përfaqësuar sot prej shumë ekspertëve të zot, profesorëve, atyre që kanë vërtete jetë të ndritshme jo vetëm në profesionin e tyre por edhe në angazhimet për vend për vend e liri e procese të tjera të cilat kemi kaluar…Sot askush nuk duhet të qëndrojë vëzhgues në këto procese kaq serioze. Bashkimi ynë politik është i ynë i gjithë neve që të jeni bashkë por edhe i gjithë tjerëve”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideroi të rëndësishëm faktin që sot këtij koalicioni po i bashkohen intelektualë anë e kënd Kosovës.

Ai tha se me këtë nënshkrim të marrëveshjes, profesorë e ekspertë të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, vendosën që mos t’i kthejnë shpinën gjithë asaj që po ndodhë në Kosovë nga udhëheqja e qeverisë aktuale.

Limaj potencoi se ky koalicion do të jetë një alternativë serioze dhe e fuqishme të cilën po e presin qytetarët, për çka shtoi se po ndërtojnë një front në shërbim të Kosovës.

“Proklamimi jonë i një bashkimi të madh të një fronti të madh opozitar po merr formë, po merr kuptim. Është e rëndësishme që sot po i bashkohen intelektualë anë e kënd Kosovës profesorë të fushave të ndryshme, ekspertë të cilët kanë vendosur për të mos qëndruar vëzhgues të gjitha zhvillimeve në vend, mos t’ia kthejnë shpinën të gjitha asaj që po ndodhin në vendin tonë, të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, të gjithë bashkë po zgjerohemi…këtë front opozitar, besoj që përveçse për ne është një lajm i madh edhe për vendin…Kjo do të jetë një alternativë serioze e fuqishme, një opozitë të cilën e presin qytetarët e Kosovës. Nga sot ne jemi edhe më të fuqishëm, më të pasuruar më të bashkuar edhe me të zgjeruar në këtë betejë të madhe për Kosovën. Ne po ndërtojmë një front në shërbim të Kosovës, të qytetarëve të saj”, tha Limaj.

Ndërkaq, kryetari i “Forumit Intelektual Europa 2030”, Artan Nimani tha se qëllimi i bashkimit të këtij koalicioni është që edhe pjesa akademike e intelektuale të jetë aktive në jetën publike e politike.

Nimani theksoi se si forum janë organizuar me qëllimin për të shprehur qëndrimet, opinionet, mendimet, analizat e vlerësimet e tyre, duke shtuar se më këtë vendim do të mund t’i involvojnë edhe në jetën politike.

“Ne si forum jemi organizuar me qëllimin më të mirë që të shprehim qëndrimet, opinionet, mendimet, analizat, hulumtimet, vlerësimet tona, por shumicën e kohës së këtij aktiviteti tonë na e kanë marrë çështjet politike. Gjatë gjithë kohës temë debati ishin temat politike dhe jo temat për çka realisht ishin iniciuar për tu themeluar. Atëherë vendosëm që të jemi aktiv jo vetëm të flasim, të jemi aktiv në jetën publike, në jetën politike në vend. Dua t’i falënderoj edhe njëherë për mundësinë dhe hapësirën e krijuar…Besoj që angazhimi jonë i përbashkët, kontributi që në start për shkak se edhe në pjesëmarrjen në komisionet e caktuara, edhe në pjesëmarrjen hartimit të planit zgjedhor, jemi mirë me kohën. Dhe kjo është qëllimi që të jemi sa më herët të orientuar drejtë një programi vërtetë fitues, i cili do të na sjellë edhe ne na bën të ndihemi komod në ambientet e punës”, theksoi Nimani.

Kujtojmë se para rreth një muaji, partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NS) kanë nënshkruar koalicionin e tyre parazgjedhor. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën