TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

by Teve1
3 javë ago
2
A A
Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, e kanë vlerësuar procesin e deritanishëm për përzgjedhjen dhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit si transparent dhe të barabartë.

Koalicioni i OJQ-ve përmes  një komunikate, njoftojnë publikun mbi raportin preliminar të monitorimit, derisa raporti përfundimtar do të publikohet në fund të procesit.

“Bazuar në monitorimin e fazave të zhvilluara deri më tani, Koalicioni vlerëson se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka arritur të zhvillojë një proces të rregullt, transparent dhe të barabartë ndërmjet kandidatëve. Ky vlerësim i referohet procesit deri në fazën e intervistimit, ndërsa vlerësimi përfundimtar do të varet edhe nga ligjshmëria, arsyetimi dhe transparenca e hapave të mbetur proceduralë. Me ndryshimin dhe plotësimin e rregullores, KPK ka adresuar një pjesë të rëndësishme të problemeve të evidentuara gjatë procesit të mëparshëm për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndryshimet kanë harmonizuar procedurën me legjislacionin në fuqi, kanë qartësuar kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë eliminuar paqartësitë procedurale dhe kanë zvogëluar mundësinë që e njëjta aftësi apo përgjigje të vlerësohet dy herë”, shkruhet në njoftim.

Po ashtu, KPK ka publikuar konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve, duke i mundësuar publikut, mediave dhe organizatave monitoruese të njihen paraprakisht me vizionin dhe qasjen e secilit kandidat.

“Gjatë fazës së verifikimit dhe konfirmimit të kandidaturave, Koalicioni nuk ka evidentuar probleme përmbajtësore. Paneli Vlerësues ka shqyrtuar dosjet e kandidatëve dhe ka konstatuar se pesë kandidatët i plotësojnë kriteret ligjore dhe rregullative për të vazhduar procesin. Në fillim të kësaj faze, përfaqësuesve të organizatave monitoruese iu kërkua nënshkrimi i një deklarate konfidencialiteti, e cila do të kufizonte raportimin publik për çështjet e monitorimit. Koalicioni nuk e nënshkroi deklaratën, pasi një kufizim i tillë do ta cenonte qëllimin e monitorimit të pavarur. Pas kundërshtimit të organizatave monitoruese, KPK nuk insistoi në këtë kërkesë dhe monitorimi vazhdoi pa kufizime të tilla”.

Procesi i hartimit të pyetjeve standarde është zhvilluar në prani të monitoruesve dhe është incizuar në tërësi me audio dhe video.

KPK ka ndërmarrë masa për të ruajtur konfidencialitetin dhe integritetin e pyetjeve, përfshirë ndalimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera të komunikimit në sallën ku janë zhvilluar intervistat. Paneli Vlerësues ka shqyrtuar pyetjet e propozuara nga anëtarët, ka shmangur përsëritjet dhe ka përcaktuar paraprakisht pritshmëritë për përgjigjet e kandidatëve. Kjo ka ndihmuar në uljen e subjektivitetit dhe në sigurimin e një standardi të njëjtë vlerësimi.

Gjetja më e rëndësishme e Koalicionit është se gjatë intervistimit nuk është evidentuar trajtim i pabarabartë i kandidatëve.

“Të pesë kandidatët janë intervistuar sipas të njëjtave kushte dhe standarde procedurale. Secilit kandidat i është dhënë kohë e barabartë, të gjithëve u janë parashtruar pyetjet e njëjta standarde dhe asnjërit kandidat nuk i janë bërë pyetje tjera përmbajtësore. Secili kandidat është vlerësuar menjëherë pas përfundimit të intervistës së tij, në prani të monitoruesve. Gjatë poentimit, monitoruesit nuk kanë evidentuar komunikim ndërmjet anëtarëve të Panelit Vlerësues në nivel që do të mund të krijonte dyshime për koordinim të vlerësimeve, cenim të pavarësisë së poentimit apo shkelje të konfidencialitetit të procesit. Pas përfundimit të intervistimit dhe poentimit, rezultatet janë shpallur publikisht brenda pak minutave. Për më tepër, KPK i ka publikuar intervistat në platformat e saj, duke i mundësuar publikut të ndjekë me video dhe audio performancën e secilit kandidat”, thuhet tutje në njoftim.

“Duke marrë parasysh se rezultatet e kandidatëve janë të përafërta, me dallimin ndërmjet kandidatit të parë dhe të fundit që është vetëm rreth 5 pikë – është veçanërisht e rëndësishme që edhe hapat e mbetur deri në emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit të zhvillohen me kujdes, si dhe në përputhje me parimet e sipërpërmendura”, shkruhet në komunikatë.

IKD, KDI dhe FOL do të vazhdojnë monitorimin deri në përfundimin e të gjitha fazave procedurale.

Pas përfundimit të procesit, Koalicioni i OJQ-ve do të publikojë raportit përfundimtar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Java fillon me mot të mirë

Rikthehet moti me diell, temperatura deri në 38 gradë javën e ardhshme

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Francën në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Java fillon me mot të mirë

Rikthehet moti me diell, temperatura deri në 38 gradë javën e ardhshme

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Francën në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën