TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Koalicione lokale për balotazh – Partitë lëvizin ndryshe nga udhëzimet qendrore

E gati dhjetë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend, komunat që shkuan në balotazh po mendojnë të lidhin marrëveshje me njëra tjetrën për qeverisje lokale. Një kafe në mes Sami Lushtakut të PDK-së dhe Blerim Kuqit të LDK-së po lexohet si përpjekje për marrëveshje në Suharekë. Në Fushë Kosovë disa parti janë marrë vesh e disa të tjera në pritje të nivelit qendror. Por si qëndron e vërteta na tregon kronika në vijim.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
0 0
A A

Gati dhjetë ditë kanë kaluar nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, derisa kanë mbetur edhe rreth 20 ditë deri tek balotazhi.

E në komunat ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve kanë filluar bisedimet e partive politike për koalicione.

Një përpjekje për bashkëpunim po flitet që ka edhe për komunën e Suharekës.

Pasi të hënë, u bë publike një fotografi ku shihen bashkë  kryetari i PDK-së në komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku me Blerim Kuqin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky takim u lexua si bashkëpunim i PDK-së dhe LDK-së në komunën e Suharekës.

Por këtë e mohoi Lushtaku, duke thënë se janë takuar rastësisht.

“Për besë jemi takuar me një vend në Prishtinë rastësisht, e kemi pirë një kafe, jemi miq që një kohë të gjatë, bile as që kemi diskutuar për çështje politike, tash u bo pak edhe zor me qëndru më dikon, por kjo është puna e gazetarëve që ju keni drejt me pyet dhe asgjë nuk prish ndonjë punë, por e vërteta është kjo. Ndoshta kemi qëndru jo ma shumë se 10 minuta ndoshta edhe ma pak,  për çështjen e koalicioneve e bashkëpunimeve është kryetari i partisë, unë as që diskutojë, po kemi problem edhe me pi kafe me ndonjë shokë a mik për shkak të disa propagandave që po bëhen’’, ka thënë Lushtaku.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj për këtë fotografi por i njëjti nuk ka pranuar të komentoj.

Muharremaj, ka dal i pari me vota në raundin e parë në Suharekë.

E bisedime për marrëveshje pati edhe në Fushë Kosovë.

Madje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u bë publike marrëveshja me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë Liberale Egjiptiane.

Marrëveshje bëri edhe Vetëvendosje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kandidati i këtij subjekti, Valon Prebreza tha se po vazhdojnë takimet.

Por që nuk ka marrëveshje me asnjë parti dhe po pret edhe nivelin qendror thotë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava.

“Nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike dhe jemi në pritje të nivelit qendror, normal qe kemi biseduar me nivelin qendror, sepse ne e respektojmë”, ka thënë Tërnava.

Koalicion të hënën u arrit edhe në komunën e Vushtrrisë në mes kandidatit të Vetëvendosjes, Sylejman Mehollit dhe atij të LDK-së Xhafer Tahirit.

I pranishëm në marrëveshjen e nënshkruar ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Këtë koalicion nuk e përkrahën LDK-ja duke thënë se është qëndrim individual i Tahirit dhe jo i partisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën