TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KMDLNJ: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë

Po ashtu, KMDLNj ka përmendur edhe linçimin publik ndaj ushtarit të FSK-së, i cili të premten ka plagosur dy të rinj serbë.

Këshilli kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos zbatohen standarde të dyfishta për trajtimin e këtij rasti.

KMDLNj konsideron se në këtë rast po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë.

Lexoni shkrimin e plotë:

AUTOBUSI I KOSOVËS U SULMUA NË SERBI, KU JANË REAGIMET?!

Autobusi i kompanisë Fadili Tours, nga persona të panjohur u gjuajt me gurë afër Beogradit, në rrugë për në Gjermani, me udhëtarë nga Kosova. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vjedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta.

Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK-ë të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar.

Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar. Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusve ishin të shpeshta andaj KMDLNj-ë disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë.

Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës 21 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së, A.K., 33 vjeçar.

Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës, nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqëtosë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut.

U nxorën cilësime se FSK është e njëjtë me ushtrinë kriminale të Millosheviqit, se duhet të turpërohemi se jemi shqiptarë, se Kosova u dëmtua rëndë në skenën ndërkombëtare dhe pallavra tjera, krejtësisht të pambështetura në fakte dhe në kundërshtim me normat elementare morale. Në reagim , KMDLNj-ë ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet rasti, të mos zbatohen standarde të dyfishta gjatë reagimeve dhe të mos ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij rasti.

Ashpërsia, brutaliteti, anshmëria dhe shantazhimi përmes reagimeve publike të papërgjegjshme e ka vënë në pozitë diskriminuese të arrestuarin A.K., i cili duket të jetë shpallur fajtor ende pa filluar gjykimi që nuk garanton një proces të drejtë, të pandikuar dhe të paanshëm gjyqësor e që garantohet edhe me Kushtetuten e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Këto reagime publike politike vendore dhe ndërkombëtare në fakt përbëjnë ndërhyrje flagrante në hetuesi prandaj, në këto rrethana kërcënimi nuk ka prokuror që ka guxim të marrë vendim në përputhje me provat por se vepron në bazë të inercionit për të mbijetuar dhe ruajtur vendin e punës. Në këtë mënyrë po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë. E turpshme, patolerueshëm e turpshme!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë rajon

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

“Dallaveret me njehsorët” – MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën