TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KMDK: Deponia në Sferkë nuk menaxhohet nga ne

by tëvë1
2 muaj ago
2
A A
​KMDK: Deponia në Sferkë nuk menaxhohet nga ne

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar lidhur me zjarrin në Deponinë Sanitare të Pejës, përkatësisht në fshatin Sferkë, duke sqaruar se kjo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e saj.

“Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka përcjellë me shqetësim të madh situatën e krijuar si pasojë e zjarrit në Deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë. Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, sqarojmë se ajo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e KMDK-së. Ajo menaxhohet nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti”, ku Komuna e Pejës është aksionari kryesor”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e KMDK-së kanë vizituar deponinë dhe janë njoftuar nga afër me gjendjen e krijuar. Me këtë rast, KMDK ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur KRM “Ambienti” me kapacitetet e saj profesionale dhe teknike, me qëllim që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të shuhet plotësisht, gjë që e ka bërë edhe në të kaluarën.

Në fund thuhet se, në këtë situatë, kërkohet angazhim i koordinuar për përmirësimin sa më të shpejtë të situatës, si dhe kujdes dhe përgjegjësi në publikimin e informacioneve, në mënyrë që të mos përhapen dezinformata dhe të mos krijohet konfuzion te qytetarët.

Ndaj këtij zjarri më e zëshme ka qenë deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës, në Pejë

Përveç kësaj, ajo sot përmes postës elektronike, në cilësinë e deputetes së zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, lidhur me gjendjen alarmante në deponinë e mbeturinave në Sferkë, Komuna e Pejës.

“Prej pesë ditësh deponia regjionale është përfshirë nga zjarri, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Por rreziku nuk ka filluar me zjarrin. Për më shumë se një dekadë, pas përfundimit të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së deponisë nga kontigjenti italian i KFOR-t, mbeturinat e pesë komunave nuk janë trajtuar sipas standardeve sanitare të një deponie. Ato nuk janë groposur dhe as mbuluar me dhe, duke krijuar një grumbull gjigant mbetjesh që prej vitesh ndotin ajrin, tokën dhe ujërat, ndërsa sot, për shkak të zjarrit, po lirohen sasi të mëdha tymi dhe substanca të rrezikshme që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar sot Bajrami.

Madje, ajo ka thënë se aktualisht, deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), aksionar i vetëm i së cilës është Qeveria e Republikës së Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Bashkim Bajoku vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin: Publikojeni të plotë, pa redaktime

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën