TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klinika e Onkologjisë pranon donacion të pajisjeve mjekësore për trajtim më të mirë të pacientëve

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Klinika e Onkologjisë pranon donacion të pajisjeve mjekësore për trajtim më të mirë të pacientëve

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar sot një donacion të pajisjeve mjekësore nga organizata jo-qeveritare “Cicat”, i cili synon përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e rasteve.

Pajisjet përfshijnë dy aparatura për ngrohjen e gjakut dhe disa karroca për bartjen e barnave.

Themeluesja e organizatës, Ermira Murati u shpreh e lumtur sepse kanë realizuar një donacion të rëndësishëm për klinikën.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për ne sepse kemi realizuar një donacion shumë të rëndësishëm për Klinikën e Onkologjisë dhe Emergjencën. Ky donacion është rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi pasë gjatë rezidencës artistike që është mbajte tre ditë vitin e kaluar në kuadër të festivalit shliroj cicat, ku artistët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe automatikisht kjo është rezultat i të gjithë angazhimit të tyre që ka sjellë këtë donacion, por njëkohësisht duhet të japim një falënderim shumë të veçantë për komunitetit zyrtar në Zvicër për zemërgjerësinë e tyre, për mirënjohjen, për bashkëpunimin dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që kemi përjetu. Kemi pasur përpjekje intenzive për të qenë me 4 shkurt në Cyrih për ta realizuar ankandin, një punë intenzive prej anëtarëve të bordit, duke fillu nga Ridvan Ademit, prej Kaltrina Ajetit, me njëmend një angazhim shumë i çmueshëm dhe me një rezultat shumë të mirë”, tha ajo.

Dorëzimi është bërë në ambientet e QKUK-së, tek Klinika e Onkologjisë ku janë vlerësuar përfitimet që ky investim sjell në sektorin e përfshirë.

Me këtë rast është theksuar se pajisjet e reja do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e mundësive për ndërhyrje të shpejta në raste emergjente.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, këto pajisje do të përdoren për të lehtësuar punën e stafit mjekësor dhe për të ofruar shërbime më efikase për pacientët me diagnoza të rënda. Duke lehtësuar kështu edhe shpenzimet për familjarët.

“E falënderoj organizatën në fjalë për këtë të mirë që e ka bërë dhe për këtë donacion të cilën Klinika e Onkologjisë e mirëpret dhe është në vazhdën e donacioneve që klinika fiton nga shoqatat e ndryshme, shoqëria civile dhe njerëz të vullnetit të mirë që pacientët tanë në Klinikën e Onkologjisë përpos trajtimeve që bëhen dhe investimeve të shumta nga Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK, të mirren dhe disa donacione të cilat e lehtësojnë punën e infermierëve tanë dhe e bëjnë trajtimin më të çasshëm.”

Ky hap shihet si pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës mjekësore, me fokus në përmirësimin e shërbimeve në fushat ku nevoja është më e theksuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën