TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klinaku: Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar shkakton pasoja për familjen

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Klinaku: Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar shkakton pasoja për familjen

Kryetari i Klubit Politik “Demokracia Konservatore”, Abdullah Klinaku, thotë se Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar ka dispozita që cenojnë vlerat e familjes.

Klinaku thotë se duhet të ketë kujdes në aprovimin dhe miratimin e këtij Projektligji, që sipas tij për shkak të keqpërdorimit.

“Jemi përpjekur që edhe në tentativat e mëhershme kur është provuar që të aprovohet në lexim të parë ky draft ligj, kemi ngritur shqetësimin tonë se ky draft ligj ka dispozita, të cilat cenojnë disa prej vlerave tona fundamentale të familjes dhe në të njëjtën kohë ka në tërësi dispozita që duhet pasur kujdes në aprovimin dhe miratimin e tyre për shkak të mundësisë së keqpërdorimit në vendin tonë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Klinaku thotë se mundësia e fekondimit artificial te një vajzë që nuk është në çift, mund të shkaktojë pasoja për familjen.

“Konsideroj që ky ligj, që përmes tij krijohet mundësia që çdo vajzë që mbush 18 vite përmes fekondimit artificial të ketë fëmijë, pa marrë parasysh kushtet ose rrethanat ose gatishmërinë e saj, ose pjekurinë e saj në kuptim të familjes për shkak që nuk është kusht që të jetë çift, mund të jetë vetëm si individë, atëherë mendojmë qe kjo formë mund të shkaktojë pasoja dhe si mundësi e tillë një lejes e tillë që aprovohet përmes këtij ligji shkakton pasoja për familjen dhe në të njëjtën kohë lejon mundësi të keqpërdorimeve të shumta”, deklaroi ai.

Sipas rregullores së Qeverisë së Kosovës ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.

“Me këtë ligj rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar me rrugë natyrore”, thuhet në Platformën e Konsultimeve Publike./teve1.info/

Tags: Abdullah KlinakuDemokracia KonservatoreProjektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën