Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i ka quajtur spektakël bastisjet e Gjykatës Speciale që po kryhen sot në disa lokacione të ndryshme.
“Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ZPS është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Avokati Artan Qerkini e ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen.
Ndërkohë, raportohet se bastisje ka pasur edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Teve1.info ka kontaktuar me Shalën, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Gjithashtu, teve1.info ka dërguar pyetje në ZPS, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.
EULEX-i bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt dhe banesën e Blerim Shalës