TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Klinaku: Gazi lotsjellës është hedhur nga dritarja e Kuvendit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Përfaqësuesit e OVL UÇK-së paralajmërojnë protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Kliniku pas përfundimit të protestës, ka deklaruar se është turp që 51 deputetë kanë votuar pro këtij ndryshimi të ligjit.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk ka pasur ftesë prej institucioneve për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Është turp për këta 51 deputetë që votuan një ndryshim ligji që i heq veteranët edhe nga ajo pagesë apo ai pension që e marrin prej 170 eurove. Është mirë që ky pushtet të vetëdijesohet, sepse të ardhurat për deputetë kanë, por duhet llogaritur që edhe veteranët e luftës kanë familje nuk mund të jetojnë me 170 euro. Ne si organizatë kërkojmë që të rritet paga minimale për gjithë sektorin së paku 350 euro apo 400 dhe në këtë rast të rritet edhe pensioni i veteranëve. Me ligj qeveria e ka mundësinë që ta rris pensionin e veteranit më shumë se paga minimale, por me ligj është e ndaluar që të bëhet më pak, prandaj këta kanë dashur të shkelin ligjin”, ka theksuar ai.

Ai është zotuar se nuk do të lejojnë ndryshime të tilla të ligjit, ku përjashtohen veteranët. Për këtë ka paralajmëruar edhe masa të tjera.

“Ne prapë do të thërrasim protesta, nëse gjithsesi e ndryshojnë këtë, natyrisht që protestat tona do të jenë që do ta bllokojmë kuvendin apo qeverinë që të mos funksionojë, sepse me të vërtetë janë duke bërë një gjë të kundërligjshme…Ka deputetë edhe nga pozita që e kundërshtojnë këtë ndryshim ligji”, ka shtuar ai.

Ai ka mohuar që në protestën e sotme, veteranët kanë hedhur gazlotsjellës.

“Nga dritarja e kuvendit, këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe Policisë së Kosovës, komandatit të tyre. Nga dritarja e kuvendit, është kryetari Glauk Konjufca le ta vërteton se kush ka hedhur gaz… E pash edhe unë që pat tentime, natyrisht që këta janë të frustruar për shkak se duanë të lëjnë edhe familjet e tyre pa bukë. Unë jam munduar me policinë që ta qetësojë se nuk ka pasur nevojë dhe nuk kanë bërë diçka. Dhunë nuk ka pasur, por tentime. Natyrisht na kanë dëgjuar neve dhe policisë”, ka përfunduar Klinaku.

Me fillim të protestës, pjesëmarrësit kanë thyer rrethojën e kuvendit dhe kanë hyrë brenda oborrit. Më pas, është hedhur gazlotsjllës, për çka ka mohuar Policia e Kosovës. Përreth godinës së kuvendit, ka pasur forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës. /KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën