Mesfushori 34-vjeçar, Klaus Gjasula ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë pas paraqitjet së tij në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.
Kombëtarja Kuqezi ka filluar një rinovim të ekipit me disa nga lojtarët e ‘vjetër’ që veçse po konfirmojnë pensionimin e tyre me fanellën e Shqipërisë.
Pas sulmuesit Sokol Cikalleshi, edhe mesfushori Gjasula ka vendosur t’i jap fund aventurës me kombëtaren kuqezi.
Është vet faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, e cila ka konfirmuar pensionimin e Gjasulës me fanellën e kombëtares.
“Klaus Gjasula, pas Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”.
“Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Gjasula numëron 29 ndeshje me kombëtaren kuqezi, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri”.
Ai shënoi vetëm një gol për kuqezinjtë në ndeshjen e paharrueshme Kroaci-Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.