TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kirurgut që iu ngrit aktakuzë për sulm ndaj kolegut, i zgjatet masa e pezullimit nga puna për periudhë të pacaktuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kirurgut që iu ngrit aktakuzë për sulm ndaj kolegut, i zgjatet masa e pezullimit nga puna për periudhë të pacaktuar

Komisioni Disiplinor në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka marrë vendim që t’i zgjatet masa e pezullimit nga puna për periudhë të pacaktuar deri në një vendim meritor të Gjykatës, kirurgut Luan Mustafa.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ky vendim erdhi pas ngritjes së aktakuzës ndaj kirurgut, Luan Mustafa më 21 shkurt 2024, për sulm ndaj personit zyrtar (kirurgut Arbër Morina) dhe bazuar në Ligjin për zyrtarë publikë, neni 69 “Pezullimi sipas detyrës zyrtare”, paragrafi 1.4.

“I zgjatet masa e pezullimit nga puna për periudhën kohore të pacaktuar deri në një vendim meritor të Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit në Komisionin për ankesa të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Ndryshe, Mustafa ishte suspenduar nga puna për tre muaj me 50% të pagës një ditë pas sulmit ndaj kolegut të tij.

Kirurgu Mustafa ishte arrestuar më 16 janar 2024 nën dyshimin se sulmoi fizikisht kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina, në Spitalin Regjional në Gjilan dhe ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, më 17 janar 2024, Gjykata Themelore në Gjilan ndaj Mustafës caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Më pas, Prokuroria Themelore në Gjilan më 21 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj kirurgut, Luan Mustafa, i cili ngarkohet se më 16 janar të këtij viti kishte sulmuar kolegun e tij kirurgun, Arbër Morina, i cili mban pozitën ushtrues detyre i shefit të repartit të Kirurgjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri kishte hyrë në zyrën e të dëmtuarit i revoltuar ndaj tij, pasi ky i fundit kishte paraqitur vërejtje ndaj të pandehurit me pretendimet për parregullsi të sjelljeve profesionale, dhe pasi i dëmtuari i shkruan këto vërejtje dhe i kërkohet nga Drejtoria e Spitalit të deklarohet me shkrim, i pandehuri ka shkuar në zyrën e të dëmtuarit dhe i mllefosur ka filluar t’i kërkojë llogari për vërejtjet e paraqitura.

Sipas aktakuzës, edhe pse i dëmtuari i kishte kërkuar të dalë nga zyra, tani i akuzuari nuk ishte larguar dhe e kishte sulmuar.

Me këto veprime, i akuzuari Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes pas paralajmërimeve për vërshime

Ministria e Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën