TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kirurgjia Torakale me vetëm një sallë të operacionit – Lista e pritjes për pacientët me kancer është e vogël

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kirurgjia Torakale me vetëm një sallë të operacionit – Lista e pritjes për pacientët me kancer është e vogël

Por sipas drejtorit të kësaj Klinike, Nazmi Kolgeci, rastet e pritjes nuk janë të rënda. Sipas tij, pacientët me kancer nuk kanë listë të pritjes, teksa thotë se maksimumi për ta është 4 javë.

“Si në çdo klinikë, edhe klinika jonë ka pasur probleme dhe brenda mundësive jemi munduar me e zgjidh aq sa kemi pasur mundësi. Si vit, ne e kemi pas një numër goxha të madh të operacioneve, por Klinika e Kirurgjisë Torakale e disponon vetëm një sallë të operacionit dhe jemi qendra e vetme klinike që e përfaqëson krejt Kosovën, dhe duke e pas parasysh se e kemi vetëm një sallë të operacionit, atëherë kemi edhe numër të madh të operacioneve që presin për operacion. Por kryesisht janë operacione që mund të pritet, ndërsa pacientët me kancer, atëherë atyre iu kemi dhënë prioritet dhe zakonisht lista e pritjes për këta pacientë me kancer është shumë e vogël”, u shpreh Kolgeci.

Gjatë vitit 2022, rreth 700 operacione janë kryer nga kjo Klinikë, ndërsa afër 500 intervenime janë kryer për drenazhim torakal.

“Brenda vitit janë kryer afër 700 operacione por duhet pasur parasysh se janë kryer edhe biopsi. Përndryshe kemi pasur numër të madh të drenazheve torakale që janë rreth 495 intervenime, që është intervenim goxha i madh. Numri i pacientëve që kanë qenë këtu, është rreth 800 pacientë. Kirurgjia Torakale, përveç që merret me patologji të kraharorit plus gjirit, e kemi edhe traumën, që është mjaft sfidë edhe për neve. Pra të gjitha rastet me traumë, aksidente me komunikacion, therje e plagosje, që si kirurg i kryejmë në Klinikën e Emergjente”, u shpreh Kolgeci.

Ndonëse në shumë Klinika mungon stafi shëndetësor, Klinika Torakale nuk e ka këtë problem, pasi aty janë hiç më pak se 13 mjekë. Synim i Kolgecit është që vitin e ardhshëm të hapin edhe një sallë të dytë të operacionit.

“Numri i mjekëve është i mjaftueshëm për Kirurgjinë Torakale, jemi 13 mjekë, pra kemi mjaftueshëm mjekë, ndërsa për infermierë mendoj se duhet me angazhu edhe të tjerë, për shkak se Kirurgjia është e tillë dhe nevojitet një përkujdesje më të madhe. Ne e kemi bërë një plan për vitin e ardhshëm, që është i detajitizuar dhe kemi planifikuar në aparatura të reja, por që më e rëndësishme është hapja e sallës së dytë, që do të ishte një ndihmesë për ne por edhe për qytetarët”, u shpreh Kolgeci./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen në pyll dy persona nga Skenderaj, dërgohen në QKUK

Vdes një person nga Klina pas rrokullisjes me traktor

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se është në komunikim me liderët e opozitës për presidentin

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Lëndohen në pyll dy persona nga Skenderaj, dërgohen në QKUK

Vdes një person nga Klina pas rrokullisjes me traktor

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi mund të kthehet te Beshiktashi

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

Supertankeri nën sanksionet e SHBA-së hyn në ujërat iraniane, zyrtarët e shpërfillin bllokadën

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën