TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina po tenton “të dëmtojë” sistemin gjyqësor amerikan

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kina po tenton “të dëmtojë” sistemin gjyqësor amerikan

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka përmendur tri raste të ndryshme kur zyrtarë të inteligjencës kineze kanë shqetësuar disidentët, kanë tentuar të ndërhyjnë në ndjekjen penale të një gjiganti telefonik kinez, dhe u kanë bërë presion akademikëve amerikanë për të punuar për ta.

Këto raste kanë treguar se Kina “synon të ndërhyjë në të drejtat dhe liritë e individëve në Shtetet e Bashkuara dhe të minojë sistemin tonë gjyqësor që mbron këto të drejta”, ka thënë Garland.

“Departamenti i Drejtësisë nuk do të tolerojë përpjekjet e një fuqie të huaj për të dëmtuar sundimin e ligjit mbi të cilin bazohet demokracia jonë”, ka thënë Garland në një konferencë për media.

Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pasi presidenti kinez, Xi Jinping ka siguruar një mandat të tretë në pushtet.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar Xi-në për atë që e konsiderojnë përpjekje të Kinës për të vjedhur pronën intelektuale të SHBA-së dhe për të shtypur disidenët politikë kinezë në SHBA.

Në një rast të raportuar javën e kaluar është thënë se shtetasit kinezë dyshohet se kanë tentuar të detyrojnë një shtetas amerikan të kthehet në Kinë.

Dy persona janë arrestuar, mirëpo pesë të tjerët – që dyshohet se punojnë për agjenci kineze të inteligjencës, janë në arratisur, me shumë mundësi në Kinë.

Në rastin e dytë, dy zyrtarë kinezë të inteligjencës, kanë tentuar të rekrutojnë punëtorë të Qeverisë amerikane për t’iu dhënë informacione të brendshme për rastin gjyqësor ndaj kompanisë Huawei.

Më 2019, Huawei është akuzuar për fushatë sistematike të vjedhjes së teknologjisë amerikane.

Në rastin e tretë është përfshirë një zyrtar i inteligjencës kineze që ka tentuar të rekrutojë akademikë në Shtetet e Bashkuara.

“Në të tria këto raste, dhe në mijëra raste tjera, ne kemi gjetur se Qeveria kineze është duke kërcënuar normat demokratike dhe sundimin e ligjit, teksa tenton të dëmtojë sigurinë ekonomike amerikane dhe të drejtat themelore”, ka thënë drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën