TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

by Tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, ka folur për 20-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar rolin e tij historik dhe rëndësinë që kishte prania e tij në krye të vendit në një periudhë vendimtare për shqiptarët.

Mehmeti ka theksuar se, sipas mendimit të tij, truri politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte Ibrahim Rugova, por Fehmi Agani, ndërsa ka shtuar se Rugova ishte personaliteti i duhur në kohën e duhur.

“Për mua, truri i LDK-së nuk ka qenë Ibrahim Rugova, por Fehmi Agani. Megjithatë, në histori ndodh që personalitetet të përputhen me kohën. Nëse në momentin e duhur je në vendin e duhur, kjo bëhet vendimtare”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka treguar se pozita e presidentit u ishte ofruar edhe figurave të tjera publike para Rugovës, por ato nuk e kishin pranuar.

“E di që ky post u është ofruar edhe Rexhep Qosjes për kryetar, por nuk ka pranuar. Ka pasur edhe emra të tjerë që nuk e kanë pranuar. Në atë kohë, Rugova ishte ai që e mori përsipër këtë barrë”, ka thënë Mehmeti.

Duke folur për karakterin dhe stilin e udhëheqjes së Rugovës, Mehmeti ka vlerësuar durimin, qetësinë dhe komunikimin e tij të vazhdueshëm me publikun dhe mediat.

“Rugova kishte cilësi të mira. Ishte shkrimtar i mirë dhe mbi të gjitha kishte durim. Ai çdo të premte mbante takime me gazetarët dhe përsëriste vazhdimisht se Kosova do të bëhej dhe se çështja e saj ishte në agjendën ndërkombëtare. Kjo qetësi dhe këmbëngulje për ne shqiptarët ishte fat”, ka theksuar Mehmeti.

Në fund, ai ka shtuar se prania e Ibrahim Rugovës në krye të Kosovës, me qasjen e tij të qetë dhe paqësore, rezultoi të ishte shumë e favorshme për shqiptarët në rrethana jashtëzakonisht të vështira historike.

Tags: ibrahim rugovaKim MehmetiLDKTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Anglia barazon me Ganën

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën