Qëndrim Kida është emëruar trajner i Prishtinës së Re.
Ai në postin e trajnerit e ka zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Shpëtim Babaj.
“Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe ri formësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qëndrim Kida si kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit. Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruan në njoftimin e klubit.
Kida më herët ka drejtuar me sukses skuadrën e Malishevës. Ka qenë trajner edhe te Suhareka.
Prishtina e Re është në vendi ne fundit me 11 pikë. Në Superligë paraqitet për herë të parë.
Kida është trajneri i tretë te Prishtina e Re këtë sezon pas Elon Berishës dhe Shpëtim Babajt.







