TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Khodorkovsky: Putini krijon kaos kudo ku mundet

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Khodorkovsky: Putini krijon kaos kudo ku mundet

Për presidentin rus, Vladimir Putin, lufta Izrael-Hamas është si çdo krizë tjetër në botë – një mundësi për t’i çuar përpara synimet e Rusisë në luftën në Ukrainë, thotë ish-manjati i naftës dhe aktivisti opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky.

“Ai nuk e mbështet askënd”, thotë Khodorkovsky duke iu referuar Kremlinit.

“Ai do kaos. Putini, sot, ka nevojë për kaos, për të siguruar atë që do nga ujërat gjithnjë e më të turbullta. Dhe ajo që do, është të mos e humbasë Ukrainën”, thotë Khodorkovsky në një intervistë për kanalin Current Times të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, Putini “krijon kaos kudo ku mundet, për t’i shpërqendruar njerëzit, për t’i shpërqendruar burimet, për t’i shpërqendruar politikanët dhe për të qenë në gjendje për ta kryer punën e tij të pistë [në Ukrainë]”.

Putin, thotë ai, “nuk ka interes personal për Hamasin”. Por, “ekziston një interes personal, praktik për destabilizimin e situatës”, sipas Khodorkovskyt.

“Nuk ka rëndësi nëse është Hamasi apo Hezbollahu, nëse është situata në Izrael apo ndonjë rrëmujë në Ballkan. Nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi, është se vëmendja e lojtarëve kryesorë botërorë është devijuar”, thotë ai.

“E paligjshme dhe kriminale”

Ish-njeriu më i pasur i Rusisë, Khodorkovsky, u arrestua në vitin 2003, nën akuzat për mashtrim, por ai thotë se akuzat kundër tij u sajuan nga Putini dhe aleatët e tij, për ta ndëshkuar veprimtarinë e tij politike dhe për t’i vënë asetet e kompanisë së tij të naftës, Yukos, në duart e shtetit.

Ai kaloi pak më shumë se një dekadë në burg përpara se të falej dhe të largohej jashtë vendit në dhjetor të vitit 2013.

Në prill të këtij viti, ai ishte në mesin e një grupi prej rreth 50 figurash kryesore të opozitës ruse, që nënshkruan një deklaratë të përbashkët, për ta dënuar pushtimin e Ukrainës dhe për ta shpallur Qeverinë e Putinit “të paligjshme dhe kriminale”.

Khodorkovsky, 60 vjeç, mohon se ka ambicie politike në Rusi, ndërsa veten e përshkruan si “një figurë publike” dhe “ndikues”.

“Jemi me muaj larg”

Prirja e Putinit për kaos, thotë Khodorkovsky, ka krijuar një “situatë të rrezikshme” globalisht.

“Ajo që na afron më shumë me një luftë globale, është se tani vërehet një normalizim i dhunës ndërkombëtare”, thotë ai.

Përpara se Rusia ta zhvillonte luftën e saj të shkurtër kundër Gjeorgjisë, në vitin 2008, bota mund të ishte ende e tmerruar nga luftërat. Tani, thotë Khodorkovsky për Current Time, “opinioni publik është mësuar me to”.

“Nëse ndalojmë së vlerësuari jetën njerëzore, sigurisht, ora e një apokalipsi bërthamor ose një apokalipsi botëror, në përgjithësi, i afrohet mesnatës”, thotë ai.

Në Perëndim ka diskutime për “lodhjen nga Ukraina”. Sipas disa analistëve, Putini shpreson se mbështetja ndërkombëtare për Kievin do të venitet dhe se ai nuk do të marrë më ndihma ushtarake, shkruan REL.

Por, Khodorkovsky thotë se lodhja nga Ukraina apo lufta mund të jetë një problem i brendshëm edhe për vetë Putinin.

Deri më tani, thotë ai, përkundër vrasjes së dhjetëra mijëra ushtarëve rusë, ndikimit të sanksioneve perëndimore dhe kostos ekonomike të luftës, “nuk e kemi këtë zhurmë ende”.

“Ka heshtje”, thotë ai. “Pse? Sepse, Putini paguan para. Fakti që ai paguan para, për fat të keq, ka qenë një komunikim mjaft efektiv me publikun”.

Pagesat për mercenarët dhe familjet e të vrarëve ose të plagosurve, thotë Khodorkovsky, e kanë bërë luftën “të pranueshme” për shumë rusë të varfër.

“Kur do të bëhet e papranueshme?”, pyet ai.

“Përvoja historike tregon se rreth dy vjet pas fillimit të një lufte, njerëzit fillojnë të ndihen të lodhur. Unë mendoj se jemi disa muaj larg që njerëzit në Rusi të fillojnë ta ndiejnë këtë lodhje. Por, mbetet një pikëpyetje e madhe nëse kjo do të ndodhë më parë në Rusi apo në Perëndim”, thotë Khodorkovsky.

Putini nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë siç do të donte ai, thotë Khodorkovsky, sepse edhe nëse e mposht Kievin, ai do të mbetej duke pushtuar një vend të shkatërruar, popullsia e të cilit e urren në masë të madhe, si dhe do të përballej me gjasat e sanksioneve të përhershme.

 

Tags: Izrael-HamasMikhail Khodorkovskyvladimir putin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën dy persona

Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën dy persona

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Pas trajtimit mjekësor lirohet për në shtëpi 15-vjeçarja që u sulmua nga qentë endacakë

Një 12-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Podujevë, dy të dyshuara i bëjnë rezistencë policisë në vendin e ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për ngacmim seksual

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, polici nis hetimet

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën