Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet me helikopterë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi përfshiu procedurat e bartjes, zbritjes dhe ngritjes së pacientëve me helikopter.
KFOR-i bëri të ditur se ky trajnim synon forcimin e bashkëpunimit, sigurisë së aviacionit dhe gatishmërisë mjekësore, për të siguruar trajtim efektiv nga vendi i lëndimit deri te nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor.
Misioni i KFOR-it theksoi se mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.




