TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KFOR-i trefishon patrullimet, katërfishon praninë në veri

Ndërkohë, në një përgjigje për Tëvë1, nga KFOR kanë thënë se kanë katërfishuar praninë në veriun e Kosovës ndërsa kanë trefishuar patrullimet, përfshirë ato në afërsi të vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. E gjitha kjo pas ngjarjeve të fundit në veri, ndërsa nuk i kanë komentuar paralajmërimet për sulme të mundshme nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Ushtarët amerikanë patrullojnë në afërsi të Leposaviqit

Gjithçka është gati për patrullimin e radhës.

Janë këta ushtarët amerikanë, që do të patrullojnë në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

E këto patrullime, sipas KFOR-it, janë trefishuar në muajt e fundit.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga KFOR kanë thënë se kjo erdhi pas ngjarjeve të fundit në Veriun e Kosovës.

“Pas rritjeve të tensioneve në muajt e fundit, NATO ka dislokuar 1 mijë trupa shtesë. Ne e kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veriun e Kosovës dhe e kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë linjën administrative të kufirit. Fuqia e misionit tonë aktualisht përbehet prej rreth 5 mijë trupash, me kontribut nga 27 vende aleate dhe partnerë të NATO-s. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misionit i KFOR-it të vazhdojë ta përmbushë mandatin e tij, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara të vitit 1999”, ka thwnw nga KFOR-i pwr Twvw 1.

Ndërkohë së fundmi, kryeministri, Albin Kurti, ka paralajmëruar sulme të reja të mundshme në veriun e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit tha se anëtarët e grupit terrorist serb, po paguhen me nga 2 mijë euro në muaj.

Por, këto paralajmërime të Kurtit, nuk i kanë komentuar nga KFOR.

“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar të ardhshëm. Në përgjithësi, situate është e qetë, por mbetet e brishtë. Jemi në kontakt të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe organizatat e sigurisë së Kosovës, si dhe palët e tjera, duke përfshirë misionin e BE-së për sundimin e EULEX-it, shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, OSBE-në dhe OKB-në. Ne po monitorojmë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm në aspektin e sigurisë në atë rajon dhe jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide”, thuhet tutje.

Tutje në përgjigje, thuhet se NATO është fuqimisht e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa është e nevojshme.

Ndërsa ndryshimi i numrave në personel, do të bazohet në vlerësimin e kushteve në terren.

Tags: KFORpatrullimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK i aksidentuari në Prizren më 27 maj

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK i aksidentuari në Prizren më 27 maj

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Prokuroria e cilëson shtytje në vetëvrasje rastin e tri nxënësve që u vetëlënduan në duar

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë

Zhduket një grua në Pejë

Raportohet e zhdukur një grua në Mitrovicë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Goditi me veturë dy persona në motoçikletë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën