TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KFOR-i shënon 25 vjetorin e çlirimit, Ulutas: Krenar të komandoj misionin më të gjatë dhe më të madh aktualisht të NATO-s

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KFOR-i shënon 25 vjetorin e çlirimit, Ulutas: Krenar të komandoj misionin më të gjatë dhe më të madh aktualisht të NATO-s

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, përmes një ceremonie ka shënuar sot 12 qershorin, Ditën e Çlirimit, në Kampin “Film City”.

Në një komunikatë për media thuhet se sot shënohet një çerekshekulli angazhim dhe përkushtim drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Me këtë rast, komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, tha se është krenar që është në krye të misionit më të madh aktualisht të NATO-s, ndërsa ka nderuar edhe ushtarët që humbën jetën derisa po shërbenin në mision.

“Është privilegj të qëndroj këtu me të gjithë ju, si Komandant i misionit më të gjatë në historinë e Aleancës sonë, dhe aktualisht më i madhi i saj; KFOR-i përfaqëson angazhimin e prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur të NATO-s për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të përditshëm të ushtarëve dhe personelit të tij civil”, tha gjeneralmajor Ulutaş.

“Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni; pa angazhimin e qindra mijëra burrave dhe grave që shërbyen në KFOR gjatë 25 viteve të fundit, NATO nuk do të mund të kishte luajtur një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

“Roli i KFOR-it mbetet thelbësor; Jam i nderuar të vazhdoj ta ndaj këtë rrugëtim me ju dhe nuk do të kursej asnjë përpjekje, së bashku me mijëra gra dhe burra me uniformë, nga aleatët dhe partnerët e NATO-s, të cilët jam krenar t’i komandoj”, theksoi komandanti i KFOR-it.

Tutje, thuhet se në ceremonia u kryesua nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ndërsa morën pjesë presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, shefat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian, si dhe nga ambasadorë të shumtë të vendeve kontribuuese të trupave të KFOR-it dhe udhëheqës fetarë.

KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën