Në një njoftim thuhet se kjo po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton teve1.info
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vet ato.