TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria ndan 5.4 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike

Kryeministri ka thënë se miratimi Strategjisë për Energjinë 2022-2031, është një prej dokumenteve më të rëndësishme të këtij viti.

Njoftimi i plotë i Kurtit:

Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031. Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët. Ajo parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2031 synojmë që të kemi 1600 MË kapacitet të instaluar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Bëmë edhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Energji me qëllim optimizimin dhe afatin e masave të emergjencës dhe krijimin e bazës së qartë për vendosjen dhe mbikëqyrjen e masave të kursimit të energjisë gjatë periudhës emergjente.

Me projektligjin për Kinematografinë që votuam sot në qeveri, hapëm dyer të reja të zhvillimit të kinematografisë vendore të cilën e shohim si fuqi kryesore të zhvillimit kulturor. E me koncept-dokumentin për Rininë i hapëm rrugën avancimit të politikës shtetërore për rininë dhe ristrukturimin e sektorit rinor.

Përmes Programit Edukativ “Edukimi për Siguri”, konkretizuam bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga i cili nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-2023, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua të cilat do të përdoren për investime kapitale. Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv.

Proceduam kërkesën te Presidentja e vendit për t’i dhënë ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën