TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto janë sanksionet që Kosova vendosi sot ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Këto janë sanksionet që Kosova vendosi sot ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Mbledhja e Qeverise

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se janë ngrirë asetet në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, është ndaluar qasja e operimit në tregun financiar në Kosovë të tyre dhe u është ndaluar udhëtimi individëve të sanksionuar.

“Sipas vendimit sanksionet do të konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalimin e qasjes dhe operimit në tregun financiar në Kosovë individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuar, – ndalimin për individë dhe entitete të Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara; – ndalimin për çdo ndërmarrje transporti rrugor rus apo bjellorus që të transportojnë mallra në Republikën e Kosovës (përjashtimisht të produkteve farmaceutike, mjekësore, bujqësore dhe ushqimore për qëllime humanitare), ndalimin e importit nga Rusia të qymyrit dhe lëndëve tjera djegëse të ngurta fosile në Kosovë, nëse ato janë me origjinë nga Rusia ose eksportohen nga Rusia”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Sipas ZKM-së, Qeveria ka miratuar vendimin për vendosjen e masave kufizuese kundër grupit Ëagner i cili konsiderohet se është i ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që “minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Gjithashtu konsiderohet përgjegjës edhe për shkeljen dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për aktivitete destabilizuese edhe në vende tjera, duke përfshirë Libinë dhe Sirinë. Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Sanksionet sipas këtij vendimi përfshijnë: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara; ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuara; ndalimin për individë dhe entitete te Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, njofton tutje Qeveria.

Po ashtu, ndër vendimet e marra është edhe zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian për marrjen e masave restriktive anti-terroriste ndaj ISIL dhe Al-Qaeda si dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me këto organizata, që veprojnë në Afganistan dhe rajonin fqinjë.

“Këto sanksione do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen. Ajo përfshijnë: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara; ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuar; ndalimin për individë dhe entitete të Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet ndër tjerash në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën