TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se gjatë këtij viti do të ketë një ushtrim të përbashkët në mes të tri ushtrive, Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë pra të tri vendeve, që do të realizohet së shpejti gjatë këtij viti në Kroaci.

Maqedonci, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në një intervistë për RTK, ka folur për takimet që ka pasur ai atje.

“Dje kishim takim të radhës me ministrin Pirro Vengo dhe ministrin Anushiq, takim që po bëhet në vazhdimësi në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Pra dihet që vitin e kaluar kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, një deklaratë të tri vendeve, pra një bashkëpunim trilateral në mes të tri vendeve për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Dje ishte pra një takim si vazhdim i këtij bashkëpunimi, ku normalisht u diskutuan shumë gjëra dhe u diskutuan shumë fusha ku do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ai.

Sipas tij, është për t’u theksuar që është vlerësuar lart takimi që patën shefat e mbrojtjes para disa ditëve në Shkodër, ku u dakorduan edhe për një ushtrim të përbashkët në mes të tri ushtrive, pra të tri vendeve, që do të realizohet së shpejti gjatë këtij viti në Kroaci.

“Përveç tjerash, diskutuam edhe për mundësitë për bashkëinvestime në bashkëprodhim në fushën e mbrojtjes, pra së bashku të tri vendet po bashkëpunojnë për të vendosur industrinë e mbrojtjes si një aset të përbashkët për tri vendet. Ideja është që të shikohen mundësitë për bashkëpunim për bashkëprodhim në shumë fusha, por kryesisht të pajisjeve ushtarake, të municioneve, por edhe pse jo të automjeteve dhe sistemeve të tjera të armatimit”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri me dije se në këtë forum, i cili është një ndër forumet më të rëndësishme në botë rreth çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, ku Kosova po prezantohet nga kryeministri Kurti dhe pjesa tjetër e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përveç takimeve me zyrtarë, përveç takimeve me homologët tanë, janë zhvilluar edhe takime me kompani të ndryshme prodhuese që janë lidere në aspektin e prodhimeve ushtarake.

“Ne realizuam sot takim me drejtorin ekzekutiv të Mercedesit, pra të pjesës së automjeteve taktike ushtarake që i prodhon Mercedes, me të cilët vitin e kaluar kemi realizuar një kontratë trevjeçare për furnizim me automjete taktike nga firma Mercedes, automjete taktike ushtarake që janë ndër më të njohurat në inventarin e ushtrive të botës”, tha ai.

Tags: Ejup MaqedonciKosovaKroaciaShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën