TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Këshilltarja lokale e BE-së: Serbia po favorizohet në dialog, Asociacioni do të krijonte më shumë ndasi

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar ndërmjetësuesit e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj dialogu mes të dyja vendeve nuk është i balancuar dhe se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të krijojë edhe më shumë ndasi në Kosovë.

nga Shpat Blakcori
2 vjet më parë
0
A A
Këshilltarja lokale e BE-së: Serbia po favorizohet në dialog, Asociacioni do të krijonte më shumë ndasi

Takimi i fundit i nivelit të lartë në Bruksel në mes të delegacionit kosovar dhe atij serb rezultoi i pasuksesshëm.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, për dështimin e takimit e mbajti përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas kryediplomatit evropian, kryeministri kosovar nuk po pranon të fillojë me procesin e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por me ndryshe po e sheh këtë situatë po vlerëson Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

Kjo e fundit për Tëvë1 thotë se blloku evropian është duke mbajtur anën e Serbisë në dialog me Kosovën.

“Është shumë e qartë se ndërmjetësimi i përfaqësuesve të BE-së nuk është i pavarur, por mbështet qëndrimin serb. Ekziston një insistim që së pari duhet të kënaqen interesat serbe. Megjithatë, nuk ka besim se Vuçiq do t’i përmbush detyrimet e tij më pas dhe ky është një rrezik që Kosova nuk dëshiron dhe nuk mund ta marrë. Gjithashtu nga këndvështrimi i BE-së, do të ishte fatkeqësi nëse marrëveshja do të përmbushej vetëm në mënyrë të njëanshme nga Kosova. Duke parë sondazhet dhe veprimet konkrete të politikanëve, është e qartë se vetëm një vend është seriozisht i interesuar për t’u anëtarësuar në BE. Serbia, nga ana tjetër, gëzon pozicionin e saj ku përfiton nga paratë e BE-së, dhe nuk përmbushë asnjë detyrim. Serbia nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit. Sa më gjatë ta zgjasë konfliktin, aq më gjatë mund të vonojë anëtarësimin e Kosovës në BE”, është shprehur ajo.

Tutje, Schneeberger, ka folur edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas saj ka mënyra të tjera për të siguruar interesat e serbëve të Kosovës, e jo të insistohet vetëm në formimin e asociacionit.

“Ka mënyra të tjera për të siguruar interesat e serbëve të Kosovës dhe atyre të pakicave të tjera përveç Asociacionit të Komunave Serbe. Në vend që të insistohet në dëshirat e një fqinji, duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës dhe të pyetet popullata vendase për shqetësimet dhe dëshirat e tyre reale. Janë njerëzit e nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë derë më derë në veri të Kosovës. Vetëm ata duhet të vendosin se çfarë u nevojitet në mënyrë që të jetojnë së bashku në paqe. Ndarjet e mëtejshme në bazë të kombësisë nuk janë pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Ato do të prishnin kohezionin brenda Kosovës. Por ky është pikërisht qëllimi i Vuçiqit, i cili dëshiron ta shoh një Kosovë të dobët dhe jofunksionale”, ka thënë Schneeberger

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për dy vite janë takuar tetë herë, por pa nënshkruar asnjë marrëveshje.

Tags: BEdialoguKati Schneeberger
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun: Ne e dimë kush janë miqtë tanë

Presidentja Osmani për rastin e 27-vjeçarit: Hetim i pavarur dhe drejtësi pa vonesë

Jashari: Policët për veprën penale “Vdekje nga pakujdesia” dënohen deri në 5 vite

Jashari: Policët për veprën penale “Vdekje nga pakujdesia” dënohen deri në 5 vite

Instituti i Mjekësisë Ligjore reagon për rastin e 27-vjeçarit: Ende pa raport preliminar, analizat në proces

Instituti i Mjekësisë Ligjore reagon për rastin e 27-vjeçarit: Ende pa raport preliminar, analizat në proces

15 vatra zjarri aktive në Kosovë

Vazhdojnë bombardimet e Izraelit në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe objektet mjekësore mbyllen

Emisioni “Ditari” 08.07.2025

Emisioni “Ditari” 08.07.2025

Stuhitë dhe zjarret godasin vendet e Ballkanit

Stuhitë dhe zjarret godasin vendet e Ballkanit

Gjithçka gati për Evropianin “Esports Prishtina”, Serbia tërhiqet nga gara

Gjithçka gati për Evropianin “Esports Prishtina”, Serbia tërhiqet nga gara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X