TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilltarët e Macron dhe Scholz duan marrëveshje të shpejtë, a iu kërkua Vuçiqit njohja e Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Këshilltarët e Macron dhe Scholz duan marrëveshje të shpejtë, a iu kërkua Vuçiqit njohja e Kosovës

Në konferencën për media, ai ka njoftuar se tre bashkëbiseduesit europianë ia kanë prezantuar një kornizë të re të bisedimeve dhe negociatave në Bruksel.

“Bisedimet do duhej të çonin në një zgjidhje të shpejtë të, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat jemi ballafaquar dhe të gjitha problemeve të pazgjidhura në lidhje me Kosovën” ka thënë Vuçiq.

Ai pastaj e ka elaboruar se çfarë nënkuptohet me normalizim marrëdhëniesh.

“Esencialisht, ajo marrëveshje do të nënkuptonte, nuk mund ta quaj njohje të pavarësisë së Kosovës atë që ata  e nënkuptojnë me normalizim të marrëdhënieve, por njohje të asaj që ata e mendojnë se është realitet, normalisht flasin për atë që Kisha Serbe do të përfitonte mbrojtje të veçantë , sikur mos ta kishim këtë me planin e Ahtisaarit, dhe kanë folur diçka për Veriun, por unë iu bëra vërejtje dhe i paralajmërova që të flasin për 10 komunat, në tërë territorin e Kosovës e jo vetëm në Veri. Nuk jemi shumë të lumtur por do të vazhdojmë të bisedojmë” ka thënë Vuçiq.

Tutje, kreu i shtetit serb ka thënë se tre emisarët i kanë thënë se BE e ka mbështetjen edhe të SHBA-së dhe Turqisë për këtë marrëveshje.

“Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, mund të them disa gjëra për thelbin e tyre. Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme europiane, e theksuan se e kanë edhe mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë, konsiderojnë se në kushtet kur ka luftë në Evropë nuk janë të nevojshme konflikte të reja dhe se është e nevojshme që të ketë zgjidhje të shpejtë”, tha ai.

Vuçiq ka thënë se duke insistuar për këtë marrëveshje, Perëndimi po synon ti çojë porosi të qartë Rusisë dhe përgjigje për zonat që do t’ia shkëpusë Rusia Ukrainës.

“E dyta – ajo që mendoj se është më e rëndësishme -Fuqitë e Mëdha perëndimore dhe Turqia, siç më thanë duan zgjidhje të problemeve, në Evropë ka luftë. Ndoshta ne në Serbi këtë nuk kuptojmë, por Evropa duhet të mbrohet.

Dhe në përputhje me atë zgjidhje potenciale, ata do t’i iknin mundësisë për t’ia dhënë një përgjigje të qartë Presidentit Putin rreth precedentit juridik dhe dhënies së pavarësisë Kosovës, duke thënë se ka marrëveshje (Kosovë-Serbi).

Kështu që ne në gjithë këtë jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i konfliktit të fuqive të mëdha dhe sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara” ka thënë Vuçiq.

Së treti, sipas Vuçiq, emisarët i kanë thënë se Putin e ka vënë perden dhe se tani “ u mbetet të gjithëve të deklarohen se në cilën anë duan, në anën e perdes ku ekonomia nuk ekziston, apo në anën e suksesit ku janë ata” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq është ankuar për bazat e policisë së Kosovë në Veri duke thënë se pala kosovare po i shkel të gjitha marrëveshjet./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti sot

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën