Paneli i OKB-së ka filluar takimin e tij të jashtëzakonshëm pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilave Irani u është përgjigjur me sulme në vendet në të gjithë rajonin.
“Veprimi ushtarak mbart rrezikun e ndezjes së një zinxhiri ngjarjesh që askush nuk mund t’i kontrollojë në rajonin më të paqëndrueshëm të botës”, tha Guterres, duke shtuar se rreth 20 qytete ishin goditur në Iran.
Ai vuri në dukje raportet për vrasjen e udhëheqësve iranianë, por tha se nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur, transmeton Al Jazeera.
“Bëj thirrje për qetësim të situatës dhe ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Alternativa është një konflikt i mundshëm më i gjerë me pasoja të rënda për civilët dhe stabilitetin rajonal. I bëj thirrje fuqimisht të gjitha palëve të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave”, tha ai.







