TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës.

Kjo mbledhje është thirrur nga Algjeria.

Sulmet e së dielës kanë lënë të vdekur 45 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka thënë se është “i tmerruar nga lajmi” për sulmin në Gazë, derisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i “indinjuar”.

Ushtria izraelite ka thënë se po kryen hetime për rastin.

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të kryera prej Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Tags: OKBsulmi ne Rafah
ShareTweet

Postime të ngjashme

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Kryediplomatja e BE-së thotë se Libani duhet të përfshihet në armëpushimin SHBA-Iran

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Juventusi interesohet për Gjimshitin

Juventusi interesohet për Gjimshitin

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

​Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit

Barcelona paralajmëron ankesë në UEFA

Barcelona paralajmëron ankesë në UEFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën