Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente sot pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Më herët sot siç shkruan BBC, Irani kërkoi një takim të organit prej 15 anëtarësh për të trajtuar veprimin e SHBA-së, të cilin e quajti “skandaloz”, duke paralajmëruar se do të ketë “pasoja të përjetshme”.
ShBA ka goditur mbrëmë objektet bërthamore të Iranit.
SHBA-ja është një prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Anëtarët e tjerë të përhershëm janë Kina, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.