tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kërkohet vëmendje për shqiptarët e Luginës

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë.

Një kërkesë për më shumë vëmendje ndaj shqiptarëve në Serbi erdhi edhe të hënën.

Dy senatorët amerikanë, Joni Ernst dhe Gary Peters, i janë drejtuar me letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i kërkuar vëmendje për diskriminim dhe shtypjen që po u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

E kjo letër sipas këshilltares politike të Luginës së Preshevës, Ardita Sinani është rezultat i takimeve që kanë pasur përfaqësuesit e shqiptarëve në SHBA.

Më tej Sinani ka theksuar që përfshirja e shqiptarëve në dialog me Serbinë është e drejtë elementare njëjtë sikurse përfshirja e serbëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu thotë se tash e dy vite ekzekutivi ka treguar përkushtim për të drejtat e shqiptarëve.

Sipas tij, ata janë pjesë edhe e marrëveshjes bazike.

“Sa i përket dialogut, iu kujtoj një paragraf nga preambula e Marrëveshjes Bazike që thotë: “Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve e respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen.” Prandaj ne do të insistojmë në mbrojtjen e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi e cila vazhdon të diskriminohet sistematikisht dhe një alarm të tillë tash së fundi e kanë lëshuar edhe senatorët amerikanë Gary Peters e Joni Ernst në letrën e fundit drejtuar sekretarit të Shtetit, Blinken”, ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po diskutohet vetëm dy ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Autore: Fetije Kamberi

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.