TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet urdhërarrest për Rakiq, dyshohet se është në Serbi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të lëshoi urdhërarrest ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe 11 personave të tjerë për vendosjen e barrikadave në veri gjatë vitit 2022. Tëvë1 mëson ekskluzivisht se Rakiq ndodhet në Serbi.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
5 0
A A

Vendosja e këtyre barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022 po hetohet nga Prokuroria Speciale  e Kosovës.

Organizimi i vendosjes së kësaj makinerie të rëndë nëpër rrugët veriore po dyshohet që u bë nga ish kryetari i Listës Serbe në atë kohë, Goran Rakiq, tashmë deputet i Kuvendit të Serbisë.

Sipas PSRK-së,  Rakiq dyshohet për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese.

Kjo prokurori e ka thirrur për këtë çështje hetimore, tri herë Rakiqin për intervistë, por i njëjti nuk është paraqitur.

Andaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij.

Arbnora Luta zyrtare për komunikim në Prokurorinë Speciale, thotë se për këtë rast janë intervistuar, edhe zyrtarë të lartë aktual në Listën Serbe.

“Tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurve S.S, I.S., dhe Z.E. Ndërsa, sa i përket intervistimit të G.R., i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim. Andaj, me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij”, ka thënë ajo.

Tëvë1 mëson ekskluzivisht nga burime mirë të informuara se Goran Rakiq aktualisht ndodhet në Serbi.

E vendndodhja e Rakiqit, e pamundëson hetimin  atje.

Pasi, sipas avokatit, Ardian Bajraktari, Serbia nuk ka bashkëpunim juridik me Kosovës për të sjellë para drejtësisë,  Rakiqin.

“Është detyrë e Policisë pastaj për ta ekzekutuar të njëjtën në rast se ai eventualisht do të haset brenda territorit të Kosovës, do të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë. Mirëpo kur kemi të bëjmë me raste të tilla në jo pak raste ka rezultuar të njëjtit mund ta shfrytëzojnë fqinjin tonë veriorë i cili nuk ka vullnet për të bashkëpunuar me organet tona, pastaj vjen në shprehje çështja e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, është shprehur Bajraktari

Sipas tij, për veprat penale që ngarkohet Goran Rakiq nga Lista Serbe dhe11 personat e tjerë, gjykimi në mungesë nuk mund të zhvillohet.

“Aktualisht është në fazën hetimore në lidhje me personin mbetët të shihet se si do të shkon procedura ndaj tyre, për faktin se është e rëndësishme të konstatohet që për këtë kategori të veprave penale, procedura nuk mund të zhvillohet pa qenë ata për tu ballafaquar me akuza, pra gjykimi në mungesë për këtë kategori të veprave penale nuk mund të zhvillohet”, ka treguar Bajraktari.

Deri më tani, Prokuroria Speciale ka intervistuar, kryetarin aktual të Listës Serbe, Zllatan Elek,  dhe dy deputetët e kuvendit, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq.

Prokuroria Speciale  ka kërkuar urdhërarrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën