TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet shtatore për ish-të burgosurit politikë

Për shumë vjet, shumë të burgosur politikë shqiptar vuajtën në burgjet jugosllave. Por, pavarësisht kësaj, në Kosovë nuk ka ndonjë shenjë në kujtim të atyre që e bën hapin e parë për lirinë e vendit. Ismet Sylejmani nga klubi politik “Afrim Zhitia” po e kërkon ngritjen e një shtatoreje në nderim të tyre, e më këtë po pajtohen edhe nga shoqata e të burgosurve politik.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet shtatore për ish-të burgosurit politikë

Selatin Novosella, në moshën 18-vjeçare për plot 30 ditë, u mbajt i burgosur në qeli, në burgun famëkeq të Prishtinës.

Kjo për shkak se në qershorin e vitit 1964, Novosella si anëtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, shkroi disa parulla.

Në to, kërkohej liri për shqiptarët, kundër shtypjeve mizore që po e përjetonin nën Jugosllavi.

“Këtu ku jemi, ka qenë 2.5 metra me 3. Kemi qenë 4 veta, shtretër nuk kemi pasur, as dyshekë, as mbuloja. Kemi fjetur në tokë. Tash i kanë punuar disa tualete, por për ta kryer nevojën është dashur në një qyp”, tha ish-i burgosuri politik – Selatin Novosella.

Pas kësaj, Novosella do të burgosej edhe disa herë, përfshirë atë të vitit 1968, si organizator i demonstratave masive në disa qytetet të Kosovës.

E fat të njëjtë me të, patën edhe shumë shqiptarë të tjerë.

Por, sa është numri i të burgosurve politikë shqiptarë, që në burgjet serbe përjetuan torturat me çnjerëzore?

“Unë e kam një shifër, që është diku 14 mijë e 100, ndonëse edhe për këtë shifër thonë se është e vogël, është akoma më shumë. Ne kemi vuajtur shumë, unë mendoj që për opinionin është mirë të dihet që të burgosurit politikë shqiptar, në Kosovë dhe viset e tjera në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur mbi 600 shekuj burg, 60 mijë vjet, 21 milionë e 900 ditë burg, i kanë mbajtur të rinjtë e të rejat e popullit shqiptar”, tha Ismet Sylejmani – kryetar nderi i klubit politik “Afrim Zhitia”.

Sylejmani thotë se vuajtjet e kësaj kategorie nuk duhet të harrohen.

Për këtë, ka një propozim.

“Unë kam propozuar që shtatorja të vendoset në sheshin “Fontana” afër Qendrës Studentore dhe e kam menduar që të jetë një i burgosur politik i lidhur në pranga edhe në duar edhe në këmbë, me shtat gjigant, i lodhur, i torturuar, por i pathyeshëm shpirtërisht”, tha ai.

E me idenë e Sylejmanit, po pajtohen edhe në shoqatën e të burgosurve politikë.

Por, këta thonë se vendi më i përshtatshëm, do të ishte para objektit të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

“Tu e zbulua një obelisk para ish-ndërtesës së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, unë kujtoj që përcjell dy mesazhe. Më ua bërë me dije që megjithatë është shpaguar kjo sakrificë, në mënyrë ish-komiteti zëvendësohet me një simbolikë dhe e dyta që shumë ngjarje e demonstrata, janë organizuar pikërisht para këtij objekti”, tha Novosella.

Ndryshe, Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, vendi ku shumë të burgosur politikë shqiptarë u torturuan mizorisht, së fundmi u shndërrua në muze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën