Por derisa zyrtarëve më të lartë të SHBA-së dhe shteteve tjera perëndimore, u mungonte përgjigja, atë e kishte ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pak minuta nga hedhja e raketës, Gërvalla, e përdori rrjetin social Twitter, për ta akuzuar Rusinë si shteti që lëshoi raketën. Madje i dha edhe disa këshilla se si duhet dënuar shteti i udhëhequr nga Vladimir Putin.
Për të mos mjaftuar, shefja e diplomacisë kosovare, ngatërroi edhe rolin e Bashkimit Evropian me atë të NATO-s.
Ky rast dhe raste tjera të lëshimeve nga e para e Ministrisë se Punëve të Jashtme, për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, janë skandaloze.
Ndryshe nga Maliqi, Gazmir Raci, nuk po e sheh shumë tragjik reagimin e ministres Gërvalla.
Tëvë1 tentoi të marrë një koment edhe nga kabineti i shefes së Punëve të Jashtme.
Mirëpo, të njëjtit nuk pranuan të komentojnë këtë temë.
Në anën tjetër, edhe vetë i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se hetimet e para dëshmojnë që raketa e lëshuar në Poloni, ka ardhur gabimisht nga Ukraina.
Kronika e gazetarit Arton Rama.