TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet shkarkimi i Bordit të ShSKUK-së

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kërkohet shkarkimi i Bordit të ShSKUK-së

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, kanë ngritur disa shqetësime sa i përket operacioneve të kryera në ShSKUK.

Aty u tha se afro 20 mijë operacione janë kryer më pak në kuadër të ShSKUK-së.

Anëtarët kërkuan edhe shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së, me theks të veçantë kryesuesen e Bordit, Agreta Gecaj-Gashin, për të cilën thanë se skandali më i madh është se kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë operacione më pak në kuadër të SHSKUK-së për dallim nga viti 2019.

Ai thotë se kjo është shqetësuese, pasi nënkupton se janë 20 mijë operacione më tepër në sektorin privat.

“Jam i shqetësuar me situatën në SHSKUK, në veçanti me atë që është thënë. Numri i operacioneve në vitin 2019 ishte në rreth 40 mijë, ndërsa ka rënë në vitin 2021 në rreth 22 mijë operacione, pra afërsisht 20 mijë operacione më pak. Shqetësimet për lista të pritjes, furnizim me barna dhe mosfunksionalizimin e Spitalit të fëmijëve rezultojnë të jenë të sakta. 20 mijë operacione më pak në vitin 2021, i bien 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro. Dikush ka përfituar”, u shpreh Haxhiu.

E deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se problemet janë të mëdha. Ai tha se listat e pritjes në disa Klinika janë të mëdha, për të cilën fajësoi Bordin.

Zemaj tha se skandali më i madh është se kryesuesja e bordit, Agreta Gecaj-Gashi është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

“Problemet janë të mëdha sidomos në QKUK. Ka qenë një arsyetim pandemia, si duket ka krijuar një komoditet dhe tash ka kaluar në nivel të degradimit. E thanë edhe kolegët, lista e pritjes në ortopedi, radiologji, kardiologji janë shndërruar në luks e jo në ofrim të shërbimeve. Është faji i Bordit të SHSKUK-së. Skandali më i madh është se kryesuesja e bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Pra, Qeveria e miratuar këtë. Janë parë keqpërdorime duke shpërndarë teste. Shkoni sot në Emergjencë e keni kaos. Shembujt janë të përditshëm dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë Zemaj.

E deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka bërë thirrje kryeministrit që ta shkarkojë Bordin e ShSKUK-së.“I bëj thirrje kryeministrit që ta shkarkojë këtë bord të SHSKUK-së dhe të mos hezitojë ta shkarkojë. Për shkak se të gjithë deputetët kanë vërejtje.

“Ne jemi zëri i qytetarëve dhe ne duhet t’i adresojmë shqetësimet dhe duhet t’i monitorojmë ata. Ne emërojmë borde e prokuror dhe mendoj si një institucion që jemi të emëruar nga qytetarët dhe nëse ne nuk i adresojmë këto kërkesa të qytetarëve atëherë ne nuk jemi në kry të detyrës. Jemi të vetëdijshëm që ka pas pandemi këto dy vite. Dhe rastet që presin janë shty. Por pritjet për rezonancë nuk arsyetohen. Duhet qeveria dhe ministri t’i merr parasysh mendimet”, ka thënë Avdyli, shkruan EO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 200 vendvotime për kandidatët për asamble janë numëruar

Mbi 200 vendvotime për kandidatët për asamble janë numëruar

Maqedonci në ShBA me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane

Maqedonci në ShBA me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane

Live /Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

A pati thyerje të bastioneve?

Numërimi drejt fundit në shumicën e komunave – rezultatet live

Cilat janë 17 Komunat që shkuan në balotazh, a mund të përmbysen rezultatet?

Mbi 200 vendvotime për kandidatët për asamble janë numëruar

Mbi 200 vendvotime për kandidatët për asamble janë numëruar

“Matrix” 13.10.2025

“Matrix” 13.10.2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Arbër Zeneli përcjell Kosovën nga afër në Suedi, bën paqe me Agim Ademin

Arbër Zeneli përcjell Kosovën nga afër në Suedi, bën paqe me Agim Ademin

Çfarë përmbajnë 15 pikat e Abdixhikut për Qeverinë e Unitetit?

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi kthyer si partia e parë edhe pse kishim të gjithë kundër

Maqedonci në ShBA me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane

Maqedonci në ShBA me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane

Live /Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

A pati thyerje të bastioneve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën