TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, në LDK dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm

Sot gjatë ditës, në sekretariatin e LDK-së u dorëzuan nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të partisë. Nënkryetari Lufti Haziri bëri të ditur se do të punohet në shqyrtimin e kërkesës.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
1 0
A A

Nënshkrimet e shumëpërmendura u deponuan.

Afër 160 të tilla u dorëzuan këtë të mërkurë në sekretariatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Këto nënshkrime u depozituan nga deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, bashkë me Florian Dushin, kryetar i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë.

Të kontaktuar gjatë ditës nga tëvë1, asnjë nga ta nuk qenë të qasshëm për këtë çështje.

Një nga anëtarët e kësaj partie që dha nënshkrimin ishte edhe Gzim Plakolli, dega e LDK-së në Mitrovicë.

“Po unë personalisht e kam nënshkruar. Drejtohuni Armend Zemajt sepse ai ka qenë personi i cili është marrë me këtë çështje dhe ai iu jep informatën sa nënshkrime janë mbledhë edhe kur janë dorëzu, sa janë mbledhë. Unë në emër të Degës mundem me fol personalisht sepse delegatët e kanë pasë lirinë e vet për me vendosë, në emër të Degës nuk është bë sepse këtu është çështje besimin secili delegatë me vendosë mbi vlerësimet e veta a me nënshkru apo jo”, u shpreh Pakolli.

Në një deklarim për media, më vonë doli edhe në nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Ai tha se do të punohet në shqyrtimin e kërkesës.

“Unë mendoj se do të vazhdohet të punohet në dy binarë: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit të LDK-së. Binari i dytë është kryetari i LDK-së dhe zyra e tij, me autorizime të plota për t’i menaxhuar këto procese politike sipas kërkesës. Kërkesa është procedurale, prandaj në rrugë procedurale edhe do të trajtohet. Ndërsa ato çështje që janë politike, do t’i trajtojmë politikisht dhe bashkërisht”, u shpreh Haziri.

Gjithë këto zhvillime për brenda LDK-së, po i sheh të papranueshme ish deputeti i kësaj partie, Rexhep Osmani.

“Është një sindromë e ndarjes së kësaj partie, e pjesëtimit të partisë, partia nuk duhet të pjestohet, por duhet të shumëzohet dhe dyshimet e mia janë se ka edhe grupe paramilitare politike që bëjnë rolin e dreqit, dikujt tjetër që ta quajë kështu”, ka thënë Osmani.

Gjatë ditës, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili ka thënë “Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”.

Këto nënshkrime u shfaqën në shenjë pakënaqësie ndaj Abdixhikut, pasi LDK doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi

Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit

Këtë hoxhë Hashim Thaçi nuk e ka harruar as pas 27 vjetëve – Avdyl Krasniqi i priu xhematit në luftë

Këtë hoxhë Hashim Thaçi nuk e ka harruar as pas 27 vjetëve – Avdyl Krasniqi i priu xhematit në luftë

Albulena Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare

Albulena Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën