TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërkohet që policëve t’iu bëhen vazhdimisht kontrolle tek psikologët për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, veçanërisht ata të Njësive Speciale po kërkohet që vazhdimisht t’iu nënshtrohen trajtimit tek psikologët. Kjo për shkak të punës që ata e bëjnë, derisa vlerësohet se ende nuk është një vetëdijësim i tyre që këtë ata ta bëjnë pa hezitim.

nga Lindrit Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A
Kërkohet që policëve t’iu bëhen vazhdimisht kontrolle tek psikologët për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë

Janë vazhdimisht në terren për të ofruar siguri dhe rend për të gjithë qytetarët e vendit.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por veçanërisht ata të Njësive Speciale kanë vazhdimisht operacione të ndryshme më delikate.

Tëvë1 ka pasur biseda me disa prej tyre të cilët kanë deklaruar se shpeshherë pas aksioneve, për shkak të natyrës së punës iu nënshtrohen trajtimit tek psikologët në baza individuale.

Televizioni ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës se si është e rregulluar kjo çështje dhe se a iu nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme këta efektivë, mirëpo përgjigje nuk ka pasur.

Psikologu, Arbër Zeka tregon se një gjë e tillë është e domosdoshme për këta zyrtarë, për shkak edhe të natyrës së punës që ata e bëjnë.

“Është e domosdoshme sepse niveli i lartë i stresit jo që e shkakton unifrioma por përgjegjësia që ata e kanë ajo i detyron që me pasë nevojë për shkak të stresit të lartë edhe situatave tramautike të cilat munden me iu ekspozu e kanë shumë të nevojshme që me pasë mbështetje të vazhdueshme psikologjike… Kur ti përballesh me rrezik për jetën, kur ti përballesh me kriminelët kushtimisht të cilët thejnë rregulla të caktuara ti ekspozohesh traumave dhe përderisa ke ekspozuar traumave ti e ke të patjetër me i trajtu këto”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, problematikë është se ende nuk ka një vetëdijësim të mjaftueshëm për trajtim psikologjik dhe se duhet bërë punë në këtë drejtim.

“Ndoshta duhet punuar më shumë që me i përgatit këta njerëz sidomos njerëzit që punojnë në uniform sikur në këtë rast Policia dhe Ushtria që ata me qenë të gatshëm për ankthet e tyre që paraqiten, për stresin e lartë që e kanë në punë edhe najherë për ato makthet e natës që munden me u paraqit si rezultat i punës që ata e bëjnë. Duhet pasur parasysh se ata duhet me qenë të gatshëm me kërku ndihmën e shëndetit mendor ashtu siç janë të gatshëm ndonjëherë me marrë ndihmë në aspektin mjekësor organike”, ka pohuar ai.

Edhe nënkoloneli në pension, Refki Morina vlerëson se kontrolle të tilla psikologjike duhet të jenë të vazhdueshme për shkak se ata duhet të jenë të përgatitur për çdo situatë.

“Vazhdimisht duhet të ketë kontrolla psikologjike, psiqike, analiza të tyre dmth për arsye se kemi të bëjmë me zyrtarë policorë që janë të armatosur prandaj duhet të kemi të bëjmë me njerëz të cilët duhet të jenë të shëndoshë edhe psiqikisht edhe fizikisht edhe të tjera. Prandaj gjithë këto përcillen nga eprorët e tyre edhe një pamje jo e mirë e një zyrtari policor menjëherë eprori duhet të ndikojë që ai të shkojë të kontrollohet”, tha ai.

Sipas burimeve të Tëvë1, gjatë javës së kaluar të gjithë pjesëtarët e njësive speciale i janë nënshtruar kontrolleve psikologjike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Cole Palmer shpallet më i miri

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Xhaka drejtë Arabisë Saudite, ka marrëveshje me Neom SC

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X