TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet që leja e lehonisë dhe prindërore për të punësuarit të rregullohet me ligjin e ri të punës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kërkohet që leja e lehonisë dhe prindërore për të punësuarit të rregullohet me ligjin e ri të punës

Forumi Ekonomik i Grave (WEF) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë (IKS) po mban diskutimin mbi Ligjin e punës – dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit.

Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) tha se ligji aktual lejon që punëdhënësit të diskriminojnë gratë.

“Janë jashtë muaj e parë me pagesë me mbulueshmëri me 70 për qind të pagës. Edhe tre muaj të shfrytëzimit, 3 muaj pa pagesë për nënat e reja. Sa i përket pushimit të atësisë ka diskrepancë. Edhe kjo konsiderojmë që është e paktë, një e drejtë e cila nuk ju takon burrave me ligjin aktual. Pushimi prindëror duhet të konsiderohet një e drejtë e barabartë mes burrave e grave. 71 për qind e qytetarëve mendojnë që pushimi duhet të jetë i barabartë”, ka thënë ajo.

Ajo ka propozuar modelin e ri të lejes së lehonisë.

“Gjashtë muajt e parë për nënën me pagesë nga buxheti i Kosovës. Këta gjashtë muaj të ketë të drejtë babait të pushojë një muaj. Tre muajt në vijim me i marrë si pushim prindëror, ku paguan punëdhënësi, një muaj të ketë mundësi edhe babait. Dhe tre muajt tjerë pa pagesë”, ka shtuar ajo.

Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert theksoi se Ligji i Punës nuk po zbatohet për gratë.

“Ka pasur përpjekje për të ndryshuar dhe mundësuar një qasje kë të mirë të gruas në tregun e punës. Por rrethanat kanë sjellë nw status quo sa i përket kësaj çështje”, shtoi ajo.

Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave tha se që nga viti 2017 është parë se një nga barrierat pse gratë janë jashtë tregut të punës ka qenë Ligji i Punës.

“Këto dispozita kërkojmë vëmendje të lartë, sepse kemi të bëjmë për gjysmën e popullsisë. Shumë gra u diskriminuan duke u pyetur edhe në intervista të punës për planifikimin familjar. Demografia e Kosovës tregon se popullsia është e re. Balancimi i jetës është i garantuar edhe me ligjet evropiane. Draftimi i ligjit ka ende zbrazëtira dhe ne bëjmë thirrje që kjo të ndryshohet para se të kaloje në Kuvendin e Kosovës për miratim”, ka thënë ajo.

Edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se leja e lehonisë dhe leja prindërore duhet të rregullohet me Ligj të Punës./KSP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Gjenden shkelje gjatë kontrollit për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike të miturëve

Gjenden shkelje gjatë kontrollit për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike të miturëve

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, vlerësohet kontributi në FSK

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, vlerësohet kontributi në FSK

ASK: Rritet deficiti tregtar i Kosovës

Ministri Hoxha pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

Ministri Hoxha pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të Borit

Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të Borit

Pochettino paralajmëron vazhdimin e punës te SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën