TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet përfshirja më e madhe e grave në biznes

by Tëvë1
29 minuta ago
0
A A
Kërkohet përfshirja më e madhe e grave në biznes

Gratë duhet të jenë më shumë të përfshira në biznes, pasi asnjë ekonomi nuk arrin pozicionin e plotë pa përfshirjen e grave në sfera të ndryshme.

Kështu u tha në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progres dhe vizion për të ardhmen”, që i dedikohet grave ndërmarrëse.

Në këtë konferencë e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit, Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës dhe UN Women, u diskutua për rolin e grave në zhvillimin ekonomik, sfidat me të cilat ato përballen dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në biznes dhe tregun e punës.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati tha se pyetja nuk janë numrat se sa gra janë të përfshira por çka po bëhet për t’i rritur këta numra.

“SHBA beson se rritja ekonomike ndërtohet me mundësi dhe bashkëpunim praktik kur sjellim bashkë energjinë e ndërmarrësve dhe qeveria krijon kushte për prosperitet “, tha ajo.

Cyprien Francois, ushtrues i detyrës së shefit të zyrës së BE-së në Kosovës, vlerësoi si mesazh të fortë konferencën duke thënë se Kosova ka gra që zhvillojnë biznese.

“Barazia gjinore dhe rritja e vetëdijes akoma mbetet shumë për t’u bërë. Rreth 20 përqind e grave janë në treg dhe potenciali i plotë do të humbej po nëse nuk shfrytëzohej ky potencial. Asnjë ekonomi nuk arrin pozicionin e plotë pa përfshirjen e grave në sfera të ndryshme…. rruga e Kosovës drejt BE-së nuk është vetëm përmbushja e legjislacionit por edhe ngritja e një ekonomie kompetitive që është e ndërlidhur me tregjet evropiane“, tha ai, derisa përmendi pushimin e lehonisë për dy prindërit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e bindur se barazia është rruga e vetme drejt progresit, prandaj janë kujdesur që mbështetja ndaj grave në biznes të mos mbetet vetëm deklarative.

“Gjithsej përmes skemave të ndryshme janë mbështetur 732 biznese prej të cilave 176 biznese me pronësi ose bashkëpronësi të grave. Pra secili grant, secili projekt, secili biznes, është aty sepse aty janë gratë të cilat kanë marrë guximin të invesotjnë, të punësojnë, të prodhojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e vendit tonë….qeveria përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po investon rreth 30 milionë euro në vit në ndërtimin dhe zhvillimin e parqeve industriale dhe teknologjike, duke krijuar mundësi të reja për ndërmarrësit, përfshirë gratë ndërmarrëse, si dhe duke rritur kapacitetet për prodhimin e produkteve Made in Kosova“, tha ai, derisa shtoi se do të nisin me super punën për gratë.

“Në mbështetje të punësimit dhe zhvillimit ekonomik do të nis programi super puna për gratë, i cili do të garantojë pagën minimale për 6 muaj për gratë që hynë ose rikthehen në tregun e punës duke krijuar përfitime si për punëmarrësit, ashtu edhe për bizneset…. “, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimosa Kusari-Lila tha se historia e grave është histori e ngritjes dhe sa herë që jeta, familja apo vendi është përballur me vështirësi, gratë kanë gjetur forcën për t’u ngritur përsëri, shpesh duke u nisur nga asgjëja.

“Numrat sot tregojnë se gratë janë pronare të 80 përqind të bizneseve në Kosovë, krahasuar me 10 përqind në vitin 2017. Vetëm këtë vit një në tre biznese të reja të regjistruara ka pronare një grua. Kemi arritur gjithashtu që 40 përqind e vendeve në bordet e shoqërive aksionare të mbahen nga gratë , fal hapave të ndërmarrë për të garantuar përfaqësim dhe mundësi të barabarta. Për herë të parë në Kosovë, në Agjencinë e re për Ndërmarrësi dhe Inovacion do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse. Ndërsa, skemat mbështetëse të lansuara do të institucionalizohen, do të zgjerohen për mbështetje financiare dhe profesionale për gratë në ndërmarrësi. Kemi bërë rrugë të gjatë. Sot jemi bashkë për të dëshmuar se barazia nuk është destinacioni i një gruaje të vetme por rrugëtimi i një shoqërie të tërë“, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës ekonomike të grave të Kosovës, Lendita Kastrati tha se gratë gjithnjë e më shumë po dëshmojnë suksese duke hapur biznese të reja dhe duke hapur vende të reja të punës. Megjithatë, ajo kishte disa të dhëna ndryshe sa i përket grave në biznes.

“Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë në vend por ato përfaqësohen më pak se 20 përqind të bizneseve në vend dhe kjo do të thotë se pjesa më e madhe e potencialit ekonomik të vendit vazhdon të mbetet e pa shfrytëzuar . Kjo nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore por është çështje e zhvillimit ekonomik në vend“, tha ajo.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan edhe Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave dhe Vlora Nuzi-Nushi UN Women në Kosovë.

Tags: “She Rises 2026”grate ne bizneskonferenceKosoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës: Po favorizohet kopjimi, jo dija

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, i dënuar me 2 vite burgim

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti thirrje për protestë: Kosova rrezikon humbje energjetike dhe strategjike pa LNG

Homazhe në Prishtinë për Ilir Konushevcin në përvjetorin e lindjes

Homazhe në Prishtinë për Ilir Konushevcin në përvjetorin e lindjes

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës: Po favorizohet kopjimi, jo dija

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, i dënuar me 2 vite burgim

Kërkohet përfshirja më e madhe e grave në biznes

Kërkohet përfshirja më e madhe e grave në biznes

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti thirrje për protestë: Kosova rrezikon humbje energjetike dhe strategjike pa LNG

Homazhe në Prishtinë për Ilir Konushevcin në përvjetorin e lindjes

Homazhe në Prishtinë për Ilir Konushevcin në përvjetorin e lindjes

Gjobë 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Gjobë 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet

​Ushtrim i përbashkët, Garda Kombëtare e Iowa-s dhe FSK-ja thellojnë koordinimin

​Ushtrim i përbashkët, Garda Kombëtare e Iowa-s dhe FSK-ja thellojnë koordinimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën