TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit për detyrim në Prizren

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit për detyrim në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve L.S., Xh.S., N.K., dhe R.P., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, po ashtu të pandehurit L.S., N.K., dhe R.P., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndaj R.P., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit të pandehurit L.S., Xh.S., N.K., dhe R.P., gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2024 në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin E.M., të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“..në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ka pasur një pjesë të pronësisë në ngastrën kadastrale në ZK Lubizhdë, i pandehuri L.S., në vazhdimësi kontakton me të dëmtuarin, e më pas ndërhynë edhe vëllai i tij Xh.S., duke kërkuar në vazhdimësi takim lidhur me këtë ngastër, dhe pasi takohen në njërën prej pompave të derivateve në rrugën “Transiti i ri”, ku aty ishin L.S., Xh.S., N.K., dëshmitari E.E., dhe i dëmtuari, të pandehurit duke i bërë presion këtu të dëmtuarit që si pronarë i ngastrës në ZK Lubizhdë të tërhiqet nga kjo parcelë, në dobi të të pandehurit R.P., e që i dëmtuari nga frika dhe presioni, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E., si pronarë i pjesës të kësaj ngastre vendosin të tërhiqen në dobi të R.P., i cili më pas e blenë këtë parcelë nën çmimin e tregut për 250,000 euro, e cila pronë realisht kishte vlerë prej 400.000 euro deri 500.0000 euro, e për këtë i dëmtuari së bashku me të pandehurin L.S., shkojnë në shtëpinë e të pandehurit N.K., ku i dëmtuari hynë në shtëpi dhe nga të hollat e marra prej R.P., ia jep të pandehurit N.K., shumën prej 10,000 euro të vendosura në zarf dhe me të dalë nga aty, 20,000 euro tjera ia jep L.S., në emër të tij dhe për vëllain e tij Xh.S.
Me këto veprime të lartëcekurit kanë kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se të pandehurit L.S., N.K., dhe R.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu, i pandehuri R.P., në muajin dhjetor të vitit 2024 në Prizren, me qëllim të që t’i shmanget, pagesës reale të tatimit, i cili obligim kërkohet me ligj, i njëjti nuk ka deklaruar në ATK qarkullimin real ekonomik të cilin e ka pasur në kuadër të blerjes së paluajtshmërisë së lartëcekur, ku si rezultat i shmanget tatimit në vlerë prej 130,000.00 euro, me ç’ rast i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës, respektivisht buxheti i Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” sipas KPRK-së”, theksohet në aktakuzë.

Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me këtë rast ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 euro, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe:
Një (1) pistoletë ZORAKI 917-T ngjyre e zezë LTD Cal 9 mm së bashku me një karikator të zbrazët;
Një (1) pistoletë, poashtu Zoraki 917-T By Atakarms LTD. Cal 9mm, së bashku me një karikator me 8 fishekë 9 mm;
Pesëdhjetë (50) fishekë 9 mm Luger;
Trembëdhjetë (13) fishekë me mbishkrim PK 9×19 22;
Dy (2) pushkë ajrore dhe një (1) elektro shok;sGjashtë (6) telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumentacion të ndryshëm, që do të shërbejnë në cilësi të provave materiale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën