Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.B, i cili kishte shpërndarë fotografi të një vajze në rrjetin social “Telegram”.
Sipas komunikatës, L.B, kishte kërcënuar një vajzë përmes “ËhatsApp”, se nëse ajo nuk kryen veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë dhe pas refuzimit nga e dëmtuara ai ka publikuar fotografitë në “Telegram”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin “WhatsApp”, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo, ku pasi që e njëjta nuk iu kishte bindur kërkesës së tij, i pandehuri i kishte shpërndarë fotografitë në rrjetin social “Telegram”, thuhet në komunikatë.
I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës së sipërshënuar penale./teve1.info/