TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet një mini-burg në QKUK

Trajtimi i të burgosurëve në të njëjtat hapësira me pacientët tjerë brenda QKUK-së po vlerësohet jo i qëlluar. Andaj njohës të shëndetësisë dhe të sigurisë po konsiderojnë se është i nevojshëm një mini-burg brenda QKUK-së.

by Lendrina Kodrolli
3 vjet ago
0
A A
Ngritet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore

Gjatë së dielës njëri nga pjesëtarët e bandës së armatosur në veri, pas plagosjes mori trajtim në Klinikën Ortopedike.

E rastet e ngjajshme të trajtimit të personave të dyshuar për krime në të njëjtën klinikë me pacientë të tjerë po vlerësohen si jo të qëlluara.

Njohës të fushës së shëndetësisë dhe sigurisë konsiderojnë se është i nevojshëm një mini-burg brenda hapësirave të QKUK-së.

“Nuk e di sa do ishte e mundur kjo nga kapacitetet e QKUK-së, mirëpo do të ishte një ide e mire për faktin që të mos trajtohen në të njëjtat hapesira me pacientët e tjerë në mënyrë që trajtimi i pacientëve që nuk janë të burgosur të mos pengohet në çfarëdo forme qoftë prej forcave policore që i ruajnë të burgosurit ose të mos ndihen nën presion, ose të mos ndihen se mund të cenohet siguria e tyre. Kjo do të ishte arsyeja pse mini- burgu do të ishte ide e mire”, thotë njohësi i fushës së Shëndetësisë, Bujar Vitia.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe nga Shoqata e pacientëve.

“Thuajse në të gjitha rastet ka mundësi që një pacient që ka kry vepër penale të trajtohet veqmas, megjithatë ai duhet të ndajë hapësirat e përbashkëta me pacientët e tjerë, duhet të ndajë korridoret, banjot dhe kështu që pacientët të mos ndihen të pasigurt në institucionet shëndetësore, pra duhet të ketë hapsira të veçanta për ta”, theksoi Besim Kodra nga Shoqata e pacientëve.
Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, nga kaosi që mund të shkaktohet nga aktivitetet policore për siguri ose nga prania e të burgosurëve, shpeshëherë shkaktohet edhe panik tek pacientët.

“Institucionet duhet të mendojnë që të kenë vende të posaçme ku do të i ofrohet ndihmë mjekësore edhe personave pavarësisht nëse të njëjtit akuzohen për vepra të rënda qofshin ato terroriste dhe jo të trajtohen në vende ku trajtohen qytetar të Republikës së Kosovës, për shkak rrezikut të ikjes si dhe për shkak të kaosit që mund të shkaktohet si rezulttat i aktiviteteve policore për të sigururar siguri dhe për të garantuar se i njëjti nuk mund të largohet pa u ballafaquar me drejtësinë”, bën të ditur Elezi.

Lidhur me këtë çështje, ekipi i Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigjje edhe nga ShSKUK-ja dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, mirëpo asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ka treguar gatishmëri për t’iu përgjigjur interesimit të televizionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat për diasporën

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat për diasporën

Manxhuka: Liria e shprehjes nuk është ndalë, gënjeshtra ka kosto

Manxhuka reagon pas dënimit: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan afër 18kg narkotikë

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan afër 18kg narkotikë

Qeveria miraton projektligjin për energjinë

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat për diasporën

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat për diasporën

Manxhuka: Liria e shprehjes nuk është ndalë, gënjeshtra ka kosto

Manxhuka reagon pas dënimit: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa

Hezbollahu thotë se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që mund të dal nga bisedimet Liban–Izrael

Hezbollahu thotë se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që mund të dal nga bisedimet Liban–Izrael

Locatelli rinovon me Juventusin

Locatelli rinovon me Juventusin

Arsenali me mungesa të mëdha para Sportingut

Arsenali me mungesa të mëdha para Sportingut

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan afër 18kg narkotikë

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan afër 18kg narkotikë

Irani kërkon dëmshpërblime për 270 miliardë dollarë dëme lufte nga SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre

Irani kërkon dëmshpërblime për 270 miliardë dollarë dëme lufte nga SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën