TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet deputeti i VV-së, Valon Hoti kërkoi sqarime nga Drejtoria për Buxhet e Kuvendit lidhur me shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2025.

Sipas tij, janë diku shpenzime rreth 35 mijë euro për udhëtime zyrtare.

“Kam qenë një prej deputetëve atëherë që kemi kërkuar shtyrjen e diskutimit për këtë raport, meqenëse nuk ka ardhë në formatin e duhur(tamam) edhe njëra prej arsyeve ka qenë kategoria e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit. Edhe në raportin tjetër është kur e shohim në vitin 2025, ani pse Kuvendi nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë, zyrtarët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar diku 35 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Edhe meqenëse e kemi këtu edhe zëvendëskryeministrin (zëvendësin), edhe sekretarin, do të kërkoja sqarim për këto udhëtime”, tha Hoti.

Drejtori për Buxhet dhe Pagesa në Kuvend Ismet Azemi lidhur me këtë u shpreh se shumica e udhëtimeve janë takime ndërkombëtare.

“Gjatë vitit 2025 ka pasur një numër të caktuar të udhëtimeve të stafit të administratës së Kuvendit, të cilat janë listuar edhe në raportin e cituar më parë. Ka pasur udhëtime nga stafi i administratës nën mbështetjen të legjislacionit të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2025. Kanë qenë disa udhëtime në Parlamentin Evropian nga Komisioni i Kuvendit që kanë shkuar si shoqërues të legjislacionit të Kuvendit. Ka pasur marrëveshje mes Parlamentit të Austrisë dhe Parlamentit të Kosovës, ku zyrtarët e administratës aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime në Parlamentin e Austrisë, ka qenë një rast i tillë”, tha Azemi.

Tutje Azemi njoftoi edhe për udhëtimet nga ana e administratës së Kuvendit.

“Pastaj në Parlamentin Evropian kanë qenë dy udhëtime nga administrata e Kuvendit, edhe kanë qenë disa udhëtime me projektin për përmirësimin e qeverisjes parlamentare në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga organizata OPS. Me këtë fondacionin OPS ka pasur një marrëveshje me Parlamentin e Kosovës, vitet e fundit kanë qenë disa udhëtime jashtë vendit edhe kanë mbajtur trajnime për staf të administratës në Maqedoninë e Veriut”, tha Azemi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Izraeli vazhdon sulmet ajrore ndaj Libanit

Sulmet izraelite godasin katër qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën