TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkesë për flamuj kuq e zi dhe simbole për çlirimtarët para “Marshit për Liri”

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Kërkesë për flamuj kuq e zi dhe simbole për çlirimtarët para “Marshit për Liri”

Flamuj kuq e zi, simbole kombëtare dhe qytetarë të shumtë janë parë këtë të shtunë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, pak orë para nisjes së marshit “Kosova po pret”.

Në këtë pjesë të kryeqytetit, qytetarë të shumtë kanë dalë për të blerë flamuj e simbole kombëtare, ndërsa përgatitjet janë në vazhdim për marshin që pritet të nisë në orën 14:00 në Prishtinë.

Në mesin e qytetarëve që do t’i bashkohen marshit është edhe Liridon Kabashi, i cili ka thënë se do të marrë pjesë së bashku me familjen.

“Po, gjithsesi do marrim pjesë në marsh. Me familje, me familje. Me familje, domethënë. Presim lirimin e çlirimtarëve dhe kthimin e tyre në Kosovë. Shpresojmë lirimin, por atëherë ata duhet t’i përdorin mjetet e tyre në shkallë të dytë dhe ne besojmë shumë dhe fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kabashi.

Edhe Xhevdet Jakaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Normal që do të lirohen se janë pa faj. Ata kanë luftuar për vendin e vet, s’kanë shkuar me vra askënd në Serbi a kudo, po kanë luftuar për me mbrojt fëmijët e vet, nënat e vet, baballarët e vet, e për atë kanë me u shpallur pa faj. Po, jam ushtar, e kam lënë Zvicrën, 17 vjet kam pasur, vëllain tim kam marrë. Në ’98-ën në Shqipëri jam ka qenë në njësinë speciale në Durrës, një javë, tani kam shkuar në Koshare. Jemi plagosur në Koshare”, ka deklaruar Jakaj.

Në Prishtinë kanë ardhur edhe qytetarë nga Tetova për t’iu bashkuar marshit. Bekim Matrançi nga Pallatica ka thënë se pjesëmarrja në aktivitete të tilla është e vazhdueshme.

“Po, gjithmonë kemi marrë pjesë: në Prishtinë, Tiranë, Shkup, etj. Jemi të bindur se do të lirohen. Janë të pafajshëm dhe do të lirohen, 100% do të lirohen”, ka thënë Matrançi.

Kurse, Bekim Xheladini nga Tetova ka thënë se pret që ish-pjesëtarët e UÇK-së të lirohen, ndërsa ka treguar se edhe vetë ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni.

“Pa tjetër sot do të vijnë. Pa tjetër sot do të vijnë bashkë. Pa tjetër! I kemi pasur luftëtarë, ashtu. E drejtë! Pa tjetër se e drejtë!”, ka deklaruar Xheladini.

Ndërkaq, Ramazan Mehmeti nga fshati Pallaticë i Tetovës, ka thënë se ka ardhur për të shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Jemi në përkrahje të luftëtarëve tanë që kanë dhanë kontributin, rininë për këtë dhe, për këtë rini këtu çka jemi. Edhe i përkrahim, presim pa durim të lirohen. Janë të pafajshëm. Rinia e tyre ka shkuar për këtë vend, për këtë popull, për këtë rini, edhe duhet ky popull shqiptar të ketë përkrahjen e tyre, se po të mos ishin ata, s’ka as Kosovë, as Shqipëri, as shqiptari”, ka thënë Mehmeti.

Marshi “Kosova po pret” do të mbahet sot në Prishtinë, ndërsa qytetarë nga Kosova, por edhe nga trevat shqiptare, pritet t’i bashkohen tubimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

“InfoNata” 05.11.2026

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Hajrullahu: Rekomandimet e raportit të KE-së përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Hajrullahu: Rekomandimet e raportit të KE-së përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën