TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja e mundshme nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja e mundshme nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

Tërheqja e mundshme e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, nuk do të thotë domosdoshmërisht se rasti përfundon.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka deklaruar për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese mund ta vazhdojë shqyrtimin e një rasti edhe nëse pala që e ka parashtruar kërkesën vendos të tërhiqet.

Deklarata vjen pasi PDK-ja ka bërë të ditur se është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta mbështesë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit të ish krerëve të UÇK-së.

“Tërheqja e kërkesës nuk ndalon Gjykatën Kushtetuese që të marrë vendimin për rastin që është parashtruar tashmë. Gjykata Kushtetuese, sipas ligjit dhe Rregullores së Punës, e ka një dispozitë që thotë që, pavarësisht nëse pala tërhiqet nga parashtrimi ose pas parashtrimit të kërkesës, gjyqtarët e Gjykatës e kanë të drejtën ta vazhdojnë rastin deri në fund. Besoj se ata e kanë mundësinë që ta trajtojnë situatën e konstituimit të Kuvendit në formën që ndodhi para ca javësh”, deklaroi ai.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se çështjet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe respektimin e afateve kushtetuese janë me interes publik dhe duhet të sqarohen nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, edhe nëse ka tërheqje të kërkesës nga iniciuesit, është e domosdoshme të ketë interpretim për pasojën juridike të tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit pa njërin prej nënkryetarëve.

“Çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ditur a kemi Kuvend të konstituar, në mungesë aktualisht të njërës prej nënkryetarëve. Mirëpo, mbi të gjitha, në radhë të parë, çështja e respektimit të afateve, siç parashihet në aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar nenin 66, paragrafin 1 të Kushtetutës. Prandaj vlerësoj që, megjithatë, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë çështjen e interesit publik. Mendoj se këto janë me interes dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’i sqarojë këto rrethana, në mënyrë që të ardhmen të mos vijmë në situata të ballafaqimit”, tha Bajraktari.

Partia Demokratike e Kosovës më 14 dhe 15 shtator ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestoi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përkitazi me këtë, Kushtetuesja ka pranuar komentet e palëve të përfshira në këtë çështje. Në këtë institucion kanë thënë për KosovaPress se, brenda afatit të përcaktuar, komentet janë dorëzuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, dhe Grupi Parlamentar Multietnik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën