tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kërkesa e Vuçiqit ndaj serbëve për zgjedhjet në veri

Lista Serbe gjatë ditës së sotme bëri të ditur se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovë, pas kërkesës nga presidenti serb, për një gjë të tillë. Por njohës të fushës konsiderojnë se kjo po bëhet nga Aleksandër Vuçiq që ta mbajë pushtetin në veri por edhe ta heq përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
13/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se nuk beson që do të ketë sanksione ndaj qytetarëve të shtetit të tij, por që nëse ato aplikohen, do të jenë ndaj tij.

Madje, ai gjatë një interviste u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që të organizojnë sa më parë zgjedhje për kryetar të komunave veriore.

Për këtë çështje, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha të premten se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri dhe se këtë vendim e morën bashkarisht me Vuçiqin.

“Më duhet të them se duhet të jemi të bashkuar dhe në këto kushte të pamundura të përpiqemi të jemi krijues të fatit tonë dhe të mbrojmë njerëzit. Gjithmonë kemi marrë vendime politike në interes të qytetarëve, duke mos parë nëse ata po nxjerrin pikë politike”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

Më pas, deklaratën e presidentit serb e komentuan njohësit e rrethanave politike.

Politiologu Fidan Ukaj vlerëson se përmes kësaj kërkese, Vuçiq po tenton që pushtetin e humbur që e kishte nga Radoiçiq në veri, ta mbajë ende përmes këtij subjekti politik.

Njohësi i çështjeve politike Albinot Maloku thotë se më këto kërkesa, shteti i Serbisë po tenton t’i ikë përgjegjësisë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Kosova u zotua para faktorit ndërkombëtar për riorganizimin e zgjedhjeve në veri, por që këtë dëshiron ta bëjë vetëm përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët përmes një peticioni.

18 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

30/11/2023

​Dita ndërkombëtare e viktimave të luftës së armëve kimike

30/11/2023

Kuvendi sot i mban dy seanca

30/11/2023

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger vdes në moshën 100-vjeçare

30/11/2023

Parashikimi i motit

30/11/2023

Pacolli pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij: Dhimbjen e ndaj me dy familjet e së ndjerës

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.